Gjeniu
Gjeniu është i pajisur sipas një kushti mendor sapere aude, që gjërat ose mendimet e mëdha t’i shquajë me anë të intelektit, ku më pak e ka të theksuar vullnetin. Njohja është natyra e tij e lirisë së mendimit. Ai mediton në formën më të lartë mendore, dhe po kjo formë e lartë mendore shquan njohjen si akt më i lartë i natyrës për të shqyrtuar gjësendet dhe lëndët. Liria e tij e të menduarit ndodhet te liria e arsyes, pra te meditimi i shprehjes intuitive. Natyra e ka krijuar gjeniun, ndërsa gjeniu krijon shoqërinë.
Gjeniu nuk ka shoqëri, sepse nuk e gjen veten aty, por e gjen në librat e gjenive që ia kanë lënë, pikërisht për këtë ai është në shërbim të gjithë njerëzimit. Edhe përse gjenitë kanë qenë të kundërshtuar dhe përbuzur nga gjithë njerëzit oborrtarë, duhet kujtuar se ata megjithatë, kanë pasuruar njerëzimin me kryevepra ideale dhe u kanë lënë shumë gjëra të bukura këtyre. Ai nuk mund të durojë një padrejtësi qoftë shpirtërore apo mendore, mbase natyra e tij qëndron lartë, drejt humanizmit dhe asaj që quhet ndriçimi i shpirtit. Ai është model që krijon, dhe lind si i tillë – gjeni, ndërsa njerëzit e thjeshtë mund të ndodhë të shndërrohen nga njohja e herëpashershme në diçka më të ngritur. Gjenitë, brenda shpirtit dhe mendjes së tyre kanë një gof të mistershëm që sjellin të vërtetën përballë natyrë njerëzore. Shpirtrat kanë vobektësinë e zakonshme, ndërsa gjenitë janë të pajisur me një fuqi mendore të jashtëzakonshme, ku nëpërmjet shkencave dhe arteve të bukura shihen emocionet e tij drejt ndryshimit shpirtëror e moral. Ai përpos që është njeriu më i lirë i botës, përpara çdo rreziku është i gatshëm të sjell çdo lloj intelekti që kapërcen vetveten e tij krahasuar me intelektin në masë.
Në një mendje të ngritur intuitivisht krahas turmës, asnjëherë nuk do të mund të mbijetonin idetë për rastësinë dhe fatin e jashtëzakonshëm, sepse rastësia dhe fati nuk janë ndërtuar në ambiciet e karakterit të gjenisë. A nuk është një e vërtetë e pashmangshme e tij që udhëton drejt vetvetes me mendimin që të ndryshojë rregullat e ngurta të shoqërisë regresive, duke i përshtatur me modelin e tij drejt ndryshimit shpirtëror? Dëshira e tij e madhe për të synuar drejt lirisë së fjalës, vullneti i tij i madh për të kërkuar të vërtetën që me pasion të ndryshojë që në thelb idetë dhe konceptet shoqërore në një kohë. Ai është padyshim që vendos mbi historinë e popujve, dhe në mos tjetër mbetet inspirimi i botës që përsëritet në çdo kohë. Nga njohjet dhe vrojtimet e tyre është parë se është më i vetmuari, më i rralli, më absurdi përgjatë të menduarit mbi arsyen e kulluar, dhe ndërkohë një revolucionar i aftë që synon të arrijë vetveten në kultin më të lartë të mundshëm duke e njohur botën.
Të ndryshosh rrezikun e madh duhet të jetë një punë e vështirë për ne njerëzit e thjeshtë, por jo dhe për gjenitë. Ndërkaq, filozofia dhe përvoja jetësore na kanë mësuar, se gjeniu ka talentin si dhuratë nga Zoti. Këtë e përcakton fati individual ku Zoti është përcaktuesi i fatit tonë jetësor, ndërsa ne duhet ta luajmë atë. Çdo vepër e krijuar nga arsyeja që orientohet drejt njohjes kritike mbi veprimtarinë e përgjithshme, padyshim që është mjet i veprës së gjenisë. Veprat e liberalizmit dhe empirizmit, të racionalizmit, dhe iluminizmit njëherësh janë drejtime që mundësojnë përparimin e shoqërisë në shkallë intelektuale, duke u nisur nga përvoja për njohjen e sendit prej formave të përgjithshme në të veçantë. Veprat e tilla të gjenive nxjerrin mësime për t’iu shmangur çdo dyshimi mbi kuptimin e natyrës dhe ligjeve të saj, prandaj dhe paraqesin udhën drejt ndryshimeve shoqërore, ku sistemi inteligjent vë forcën mendore të gjenive në kohë të largët për të ndërtuar njohje e sendit në kuptimin e brendshëm.
Të gjitha krijimet gjeniale qofshin veprat e arteve të bukura, madje dhe ato të filozofisë zbatojnë arsyen në veprimet e vendosjes së rregullave në natyrë, me pikëpamjen që të motivohet mendimi dhe kultura në pikën më iluministe të shoqërisë. Krijimet e arteve të bukura ose të filozofisë, nëse ndodh të paraqiten me arsye të kulluar në veprimet e vendosjes së rregullave në natyrë, atëherë mund të kemi shfaqjen e krijimeve me aftësi të natyrës krijuese, që në të shumtën e rasteve lidhen me talentin si dhunti natyrore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin