LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e re e Audi A8 shtyhet për vitin 2017?

Gjenerata e re e Audi A8 shtyhet për vitin 2017?

Kompania Audi ka vendosur ta shtyjë lansimit e gjeneratës së re A8, sepse dëshiron perfeksionojë teknologjinë e vozitjes në modelin e ri.

Gjenerata e re e linjës Audi A8 pritej të vinte në fund të vitit 2016, por sipas raportimeve kjo është shtyrë për 12 muaj, transmeton koha.net.

Autocar raporton se teknologjia e vozitjes në modelin e ri është një nga arsyet e shtyrjes së lansimit, por kompania nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me këtë.


Sipas fotografive të publikuara kohë më parë, modeli i ri Audi A8 do të jetë më me stil se gjenerata aktuale.

Kjo për faktin se gjenerata e re Audi A8 do të bazohet në konceptin Prologue.