Është e kuptueshme përshtypja e krijuar në një pjesë të opinionit se Kosova po ecën me hapa të ngadalshëm në procesin e shtetndërtimit. Dikush ndoshta ka pritur që për këto vite të të qenit shtet të bëhen mrekulli, por edhe ata që kanë menduar kështu, mbase mund të kenë harruar sfidat dhe rrugën e kaluar për të bërë shtetin, e mbi të gjitha faktin që ndërtimi i shtetit është sfidë edhe më e madhe.
Më i vështirë është ndërtimi se sa bërja e shtetit, kjo është shumë evidente. Vështirë mund të ketë proces të suksesshëm të shtetndërtimit, nëse harrohet e kaluara dhe rruga e sakrificave të bërjes së tij.
S’ka dilemë që rruga e sakrificave fillon me bijtë dhe bijat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve të rënë. Sakrificë e shkuar saj në rrugën e bërjes së shtetit ka qenë edhe mbikëqyrja ndërkombëtare dhe asistenca e tyre deri në bërjen e shtetit, në fakt kjo ka lënë edhe pasoja të caktuara.
Si një ndër akterët pjesëmarrës të shtetkrijimit dhe shtetndërtimit, jam i pirur që të mos shoh vetëm anën negative të medaljes, marrë parasysh sfidat që na kanë dalë përpara, derisa shteti që sot po i mbush gjashtë vite lindi.
Jam i vetëdijshëm që ka qenë vështirë të pranohen kompromiset që kemi pranuar nga Pakoja e Ahtisiaarit, duke filluar nga pozita e pakicave, decentralizimi, mbikëqyrja ndërkombëtare etj. Në anën tjetër jam i sigurt që ka qenë zgjidhja e vetme, marrë parasysh rrethanat, rrugën dhe mënyrën e krijimit të shtetit që e gëzojmë sot.
Kur mësova për sloganin e logos zyrtare që përmbante një frazë të tekstit të deklaratës së pavarësisë “duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë…”, si një ndër autorët e kësaj deklarate, ndjeva këto rrahje njëjtë sikur me 17 shkurt 2008, ashtu siç i ka ndjerë këto rrahje secili qytetarë i Kosovës. Jemi ndjerë dhe duhet të ndjehemi krenarë për shtetin e krijuar, kemi bërë po ashtu maksimumin për kompletimin dhe ndërtimin e shtetit, e ndërtimi i shtetit do akoma punë!
Nuk mund të mohojmë që gjashtë vite shtet nuk na kanë sjellë suksese, ndër të tjera ka pasur edhe ngecje, ato janë evidente. Assesi nuk duhet të shohim me kaq pesimizëm, sepse në shumë çështje kemi ecur me hapa të mëdhenj, madje për shumë kë, kjo edhe nuk mund të besohet.
Ka qenë e pamundur të bëhen “mrekulli sikur me shkop magjik”, marrë parasysh që edhe kur u krijua shteti, i njëjti u krijua nën mbikëqyrje ndërkombëtare në shume segmente. Ishte sukses i madh përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë në një mandat të qeverisjes. Kjo ndër të tjera tregonte përkushtimin maksimal të institucioneve të Republikës së Kosovës për të përfunduar pavarësinë dhe kompletuar shtetin.
Gjatë pesë viteve të kaluara shteti ynë ka pasur nja varg suksesesh, që nënkuptojnë kompletimin e shtetndërtimit. Në mesin e sukseseve nuk duhet lënë pa përmendur konsolidimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë, fitoren në GJND, përmirësimin e infrastrukturës, cilësinë e arsimit, shërbimeve publike për qytetarët, ngritjen e pagave etj.
Duhet pranuar që viti i fundit, që po shënon 6-vjetorin e shtetit të Kosovës ka qenë njëri ndër më të vështirët. Kjo për shkakun e proceseve që u zhvilluan këtë vit të përvjetorit që po e lëmë pas, sidomos bisedimet Kosovë-Serbi, që nuk duken të jenë dhe aq popullore por që shënojnë një hap vërtetë gjigant drejt ndërtimit dhe kompletimit të shtetit.
Është shumë e qartë që në vargun e sukseseve kanë mbetur ende sfida të hapura, kjo nënkupton që kemi akoma për të bërë në procesin e kompletimit të shtetit. Pa dashur të tingëllojë me pesimizëm, duke mos i theksuar sukseset e mëdha të shtetit 6 vjeçar, i vetëdijesohem që kemi përpara sfida por kemi pasur edhe dështime, e kjo më së miri nënkupton që shtetndërtimi nuk është një proces i lehtë.
Ajo që ka qenë një ndër sfidat më të theksua në kontestin që po i referohemi është shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit. Puna e bërë në këtë segment këtë vit ka qenë me të vërtetë kolosale. Pothuajse janë bërë hapat e fundit, vendimtarë drejt kompletimit të shtetit dhe integrimit të veriut, proces ky që vazhdimisht është parë i vështirë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Sfidë e madhe që është lidhur direkt me shtrirjen e sovranitetit dhe integrimit të veriut, kanë qene bisedimet Kosovë-Serbi, të cilat më së paku kanë përmbajtur atë elementin e popullor, mirëpo kanë qenë të domosdoshme për të arritur konsolidimin e shtetit. Këto bisedime madje janë vlerësuar si procesi më i suksesshëm dhe kanë mundësuar qartë integrimin paqësorë të veriut. Si të tilla edhe pse shumë të kritikuara nga segmente të caktuara politike dhe jo politike, duhet kuptuar që janë testi më i rëndësishëm që do të mbyllte procesin e vështirë të kompletimit të shtetit dhe nuk duhet parë vetëm anën negative, por dhe të ardhmen.
Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe suksesi i tyre, vlerësimi nga raportet ndërkombëtare ishin një standard i munguar për Kosovën. Suksesi i tyre u vlerësua dhe ishte një tregues i qartë për pjekurinë institucionale dhe konsolidimin e shtetit. Është shumë evidente që për këto vite kemi ecur mirë, marrë parasysh rrethanat në të cilat është realizuar kjo ecje..!
Sfidë në vete, për të mos thënë dështim, ka qenë procesi i liberalizimit të vizave. Raporti i fundit për këtë procesi ka qenë vërtetë zhgënjyes për qytetarët e Kosovës. Është e qartë se 6 vite nga ekzistimi i shtetit, është bërë vërtetë pak punë për të arritur cakun që ofron liberalizmi, duhet një punë e përbashkët, gjithëpërfshirëse, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrinim rezultate në këtë drejtim.
Për gjashtë vite të shtetit, nuk kemi pasur një strategji të qartë të zhvillimit ekonomik, kjo po që është një ngecje e theksuar në kompletimin e një segmenti shumë të ndjeshëm të shtetit. Mungesa e kësaj strategjie dhe vizioni të qartë ka prodhuar edhe probleme të tjera dhe ka pamundësuar ekzistimin e një platforme të qartë zhvillimore për vendin.
Një segment i ndjeshëm ka qenë edhe modeli i privatizimit. Model ky pothuajse i dështuar, që ka identifikuar mossuksesin në e shtetit që sot po mbush 6 vite.
Pavarësisht që dështimet dhe sfidat në një shtet të ri, janë më se evidente, asnjëherë nuk duhet parë Kosovën si një storie të shtetit të “dështuar”. Përkundër kësaj, Kosova duhet parë si një model, shembull i rrugës së shtetndërtimit dhe mënyrës së bërjes së shtetit. Duhet ta kemi të qartë se për një kohë kaq të shkurtër, nuk mund të bëhet më shumë, është e vështirë një gjë e tillë, në një terren në të cilin ka ecur Kosova, me plot pengesa dhe destruktivitet.
Ajo që është e rëndësishme, është e ardhmja e shtetit të ri, e cila duket shpresëdhënëse e optimiste mbi të gjitha. Të gjithë jemi krenar për shtetin dhe duhet të punojmë që ta bëjmë sa më të fortë, gjithmonë duke kujtuar të parët tanë, gjakun e derdhur, sakrificat, rrugën e vështirë, sukseset, sfidat dhe dështimet… gjithmonë duke kujtuar rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë!
Urime 6-vjetori i bërjes së shtetit të gjithë qytetarëve të Kosovës, e paçim përherë Kosovën shtet të fortë dhe çdo ditë më të kompletuar.
(Autori është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëri ndër hartuesit dhe nënshkrues i deklaratës së pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi