Pagesa për shërbimet komunale, lëshimin e dokumenteve publike, përpilimin e shkresave, shërbimet profesionale, shërbimet për bizneset dhe të tjera, janë ulur në masë të madhe në Komunën e Gjakovës. Kjo pas miratimit të rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa, e cila përcakton lartësinë e pagesës për rreth 200 shërbime të cilat i ofron administrata si dhe institucionet publike komunale.
Ulja e pagesave për shërbimet është pjesë e reformës së administrimit të Komunës e cila, përveç uljes së kostos për qytetarin dhe bizneset, gjithashtu ka për qëllim të thjeshton procedurat administrative dhe të ulë afatin kohorë për kryerjen e shërbimeve.
“Rregullorja e re e shërbimeve dhe ulja e çmimeve ka bërë të mundur që qytetarët të kursejnë rreth 140.000 Euro në vit për shërbimet të cilat i marrin nga Komuna (sipas kalkulimit të kostos të bërë nga ekspertet ekonomik të Bankës Botërore – IFC). Shërbime të ndryshme kanë pësuar zbritje në pagesë duke filluar prej 20%, 40%, 60% e deri në eliminim total të pagesës për disa shërbime që ofrohen në Komunë. Ulje në pagesa kanë pësuar shumica e shërbimeve të Ofiqarisë, p.sh. certifikata e vendbanimit, certifikata e gjendjes martesore dhe deklarata e bashkësisë familjare nga 3 Euro janë bërë 1 Euro, ndërsa korrigjimet në regjistrat e gjendjes civile prej 10 Euro sa kanë paguar qytetarët më parë tani paguajnë 5 Euro”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjakovës.
Në këtë Rregullore është menduar edhe për bizneset dhe incentivat për të bërë biznes më lehtë. Për shembull, pagesat për shfrytëzimin e hapësirave publike jo vetëm që janë ulë si pagesë bazë por edhe është bërë ndarja e qytetit në katër zona në mënyrë që bizneset hoteliere, lokalet afariste, etj të paguajnë sipas zonës në të cilën gjinden dhe frekuentimit në ato pjesë të qytetit, pra zona e parë paguan çmimin bazë ndërsa zonat tjera pësojnë ulje me 20% – 30%dhe 40%.Ndërsa të njëjtat për sezonin e dimrit paguajnë edhe për 30% më pak se muajt tjerë të vitit.
“Për 40% deri në 60% është ulë pagesa për pëlqimin sanitarë për ndërtim të objektit të banimit, objekteve edukativo-arsimore, shëndetësore, sportit e kulturës, lokaleve afariste, tregjeve, etj. Komuna ka menduar edhe për qytetarët e sajë të cilët duhet të kalojnë nëpër procesin e daljes në pension. Dokumentacioni i nevojshëm si stazhi i punës dhe konfirmimi i përvojës së veprimtarisë tani është 1 euro, nga 5 euro sa ka qenë deri tani. Me rregulloren e re janë përmirësuar edhe shërbimet e fushës së Arsimit dhe Kulturës. Prej tani objektet publike shkollore, të kulturës dhe sportit do të mund të shfrytëzohen, nga qytetarët dhe bizneset, me procedurë më të lehtë, më transparente dhe atë më çmime deri në 50% më të ulëta se deri tani. Gjithashtu, Komuna i ka zvogëluar afatin kohorë për përfundimin dhe kthimin e përgjigjes për një numër të madh të shërbimeve. Ligji e përcakton afatin maksimal kohor deri në 30 ditë, ndërsa komuna me Vendim të veçantë përgjigjet dhe kërkesat e ndryshme i proceson më shpejtë deri në 15 ditë. Kjo Rregullore e parasheh edhe përjashtimin nga pagesa për një numër të konsiderueshëm të shërbimeve për grupet e posaçme të qytetarëve, siç janë: personat me nevoja të veçanta; shfrytëzuesit e skemave të ndihmës sociale; invalidët, veteranët dhe familjet e viktimave dhe të zhdukurve të luftës. Këto grupe lirohen nga pagesa për pajisje me certifikatë të lindjes, ekstrat të lindjes, certifikata e vendbanimit, gjendjes martesore, deklarata e bashkësisë familjare, shërbimet e qendrave primare të shëndetit, disa shërbime të gjeodezisë dhe kadastrit, si p.sh. kopja e planit dhe certifikata e pasurisë, nga pagesa për leje të ndërtimit ende lirohen shtëpitë e djegura gjatë luftës së fundit, etj. Në këtë Rregullore për Taksa dhe Tarifa, për herë të parë në Kosovë,zyrtarisht nga pagesa e shërbimeve lirohen viktimat e dhunës seksuale të luftës”, thuhet në komunikatë.
Në identifikimin e shërbimeve dhe mundësive për përmirësimin e të njëjtave është punuar për më shumë se një vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë