LAJMI I FUNDIT:

Gërdeci, dëshmon Luan Hoxha

Gërdeci, dëshmon Luan Hoxha

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, deklaroi të premten, në seancën e radhës të procesit të Gërdecit, se vendi i demontimit u përcaktua nga ish-ministri i Mbrojtjes, pa iu marrë pëlqimi më parë shtabit.

Sipas Hoxhës, fillimisht ishte përcaktuar fshati Bërzhitë i Tiranës si vend demontimi, por pas verifikimit të specialisteve, Shtabi i Përgjithshëm e rrëzoi si mundësi dhe me një vendim tjetër, ministri Mediu e firmosi Gërdecin pa dërguar ndonjë kërkese për aprovim të forcave te armatosura.

Sipas dëshmitarit urdhri, në baze të ligjit, duhej firmosur për zbatim dhe firma u hodh nga drejtori i kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm, në mungesë të ish-gjeneralit.

Sipas Hoxhës, ushtria nuk mund të kundërshtonte më një urdhër të dalë nga ministria e Mbrojtjes. Ai pranoi se e ka vizituar Gërdecin, për një inspektim 8 minutësh, vetëm për anën ushtarake, e cila i përkiste në baze të ligjit, në praninë e administratorit amerikan të SAC dhe atij shqiptar të Albademil, Delijorgji, raportoi TCH./Telegrafi/