Gënjeshtër apo mitomani?
– Në vend të reagimit! –
Deklarata e Kryetarit të BDI-së se «shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë» provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve (edhe të udhëheqësve partiak shqiptar e maqedonas, edhe të analist të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!
Sikur të kishim të bënim me një gënjeshtër të qëllimshme nuk do t’u kishim shtuar asgjë reagimeve të shumta. Këtu nuk kemi të bëjmë me gënjeshtër! Por me mitomani!
Në të shumtën e rasteve kur njerëzit normalë detyrohen të sajojnë një gënjeshtër për të kaluar më lehtë ndonjë situatë të vështirë ata janë të vetëdijshëm së gënjejnë.
Kjo formë e sjelljes, sado amorale të duket, nuk është anormale. Por, një kategori njerëzish që sajojnë botën e tyre ireale dhe që jetojnë në kuadër të asaj bote paraqesin shenja patologjike.
Këtë patologji, psikiatri i njohur Ferninand Dupré, që në vitin 1905 e emërtoi si ”mitomani”. Ai u mbështet në fjalët greke “muthos” (që do të thotë tregim johistorik) dhe “mania” (çmenduri).
Derisa rrenacaku ndryshon në mënyrë të qëllimshme të vërtetën për të mashtruar të tjerët, mitomani nuk mashtron të tjerët. Ai ka nevojë që të tjerët të aderojnë në atë që thotë, për t’i besuar vet ngjarjeve dhe thënieve të prodhuara nga imagjinata e tij. Duke mos ecur për toke dhe me kokë të mjegulluar mitomani nuk mund të vetëdijesohet për rrethanat në të cilat ai jeton.
As kritikat dhe as argumentimet me fakte nga ana e atyre që nuk i konsideron të afërm nuk mund ta ndihmojnë mitomanin që të del nga bota e ëndrrave të veta. Përkundrazi, vetëm forcojnë rezistencën e tij!
Për mitomanin, në Maqedoni nuk ka as diskriminim racial ndaj shqiptarëve, as vrasje të shqiptarëve, as maltretime, as procese të montuara gjyqësore,as të dënuar me burg të përjetshëm, as varfëri ekstreme,as…. Për te ka status shtet-formues dhe realizim të të drejtave kombëtare!
Shkencëtarët i sugjerojnë rrethit të tij dhe të afërmve të tij që ta ndihmojnë. E vetmja mënyrë për të ndihmuar mitomanin është mos aderimi në botën e tij të ëndrrave. Në të kundërtën, aderimi në këtë botë ëndrrash sa për t’ia bërë qejfin apo me arsyetim se ai din çka flet rrezikon tërë rrethin e vet. Në këtë rast shkenca nuk mund të bëjë asgjë! Në këtë rast vlen vetëm shprehja popullore: Zoti ua ktheftë mend!
Por, në situatat kur mitomani ka pozicion të rëndësishëm politik dhe aderimi i anëtarësisë në botën e tij të ëndrrave vetëm e vetëm për ti pëlqyer liderit ka rreziqe të mëdha të krijojë një situatë patologjike të përmasave të gjëra. Kjo situatë mund ta kontaminojë një pjesë të madhe të shoqërisë sa as Zoti të mos dijë se çka të bëjë me ne!
(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës