Ushtritë e tri grupeve në Siri po shtyhen se kush do të zë sipërfaqe më të madhe të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS), që të kenë pastaj hapësirë për jetesë dhe kontroll në rast të futjes së sistemit federal.
“Tri grupet (regjimi, kurdët dhe kryengritësit) janë duke luftuar për një pjesë të madhe të tortës – jo vetëm në llogari të ISIS-it, po edhe në kurriz të protagonistëve të tjerë”, ka thënë Thomas Pierret, ekspert për Sirinë e shkretuar që pesë vite nga lufta e tmerrshme.
Në krahinën qendrore të Homsit janë forcat e regjimi të Bashar al-Assadit, të cilët me ndihmën e Rusisë e larguan ISIS-in nga qyteti antik i Palmirës dhe nga Al-Qaryatayni.
Në provincën e Aleppos, në veri, janë kryengritësit dhe grupet islamike që me ndihmën e Turqisë dhe forcave ajrore amerikane kanë marrë një duzinë fshatrash nga ISIS-i, mes të cilave al-Rai të cilën grupet xhihadiste e kanë përdorur si pikë kryesore të futjes në Turqi, transmeton Telegrafi.
Në jug janë xhihadistët nga al-Nusra (dega siriane e al-Qaedas), që së bashku me salafistit e grupit Ahrar ash-Sham dhe rebelët tjerë kanë marrë tri vendbanime.
Dhe, në verilindje është aleanca arabo-kurde e Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) që po përparon në krahinën e pasur me naftë, Deir Ez-zor, të cilën e synon edhe regjimi.
“Torta është e madhe për të gjithë. Fazat e ardhshme do të jenë të vështira: në lindje të Aleppos janë zonat që u interesojnë edhe forcave të regjimit e edhe kurdëve”, thotë ligjëruesi në Universitetin e Edinburgut.
Por, pasi një pjesë e territorit në duart e ISIS-it është shumë tërheqëse – grupi kontrollon rreth 40 për qind të territorit me naftë, gaz, pambuk dhe bujqësi – është e mundur që regjimi dhe kryengritësit të futen në luftë për këto, transmeton Telegrafi.
“Nëse të gjithë armiqtë e ISIS-it lidhen nën kontrollin ruso-amerikan, çlirimi i territoreve në ISIS-in do ta shpiente këtë organizatë në ilegalitet”, shton Pierret.
https://youtu.be/YCSRZKF-dCY
Regjimi dhe opozita tani kundërshtojnë federalizëm dhe nuk e njohin krahinën federale kurde të deklaruar në mars në veri të vendit. Por, sponsorët e tyre, Washingtoni dhe Moska, që janë nismëtarët e armëpushimit mes regjimit dhe kryengritësve në fund të shkurtit, nuk e kundërshtojnë këtë federalizëm, thekson Fabrice Balache, bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Washingtonit “.
“Duket se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë pranuar federalizmin në Siri. Kjo do të dobësonte Assadin dhe do të sigurohen zonat e ndikimit”, vlerëson ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës