LAJMI I FUNDIT:

Gabimet që i bëjnë femrat në takimet e para

Gabimet që i bëjnë femrat në takimet e para

Femrave shpesh u ndodh të bëjnë gabime në fillim të lidhjes dhe kështu marrëdhëniet përfundojnë ende pa nisur mirë. Përshtypja e mirë në takimet e para është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të ndodhin edhe takime të tjera dhe definitivisht të krijohet lidhja.

Ekspertët rendisin disa këshilla, të cilat bëjnë të mundur që ato të mos e teprojnë me ato që thonë, por edhe të jenë të kujdesshme me mënyrën se si komunikojnë me qëllim që “ai”, të mos avullojë si uji në një ditë të nxehtë vere, sa hap edhe mbyll sytë.

Prandaj kushtoni kujdes që të mos ju ndodhin këto gjëra:

Bisedat për ish-ët
Ish të dashurit e asaj, në një moment apo tjetrin, do të shfaqen patjetër në bisedë dhe, madje, disa ekspertë janë të mendimit që më mirë të jetë kjo një temë e cila hapet nga të dyja palët. Në të tilla diskutime, si ajo, po ashtu edhe ai, përpiqen të kuptojnë ishin e njëri-tjetrit, kuptojnë se përse ajo marrëdhënie nuk funksionoi dhe nuk bëjnë të njëjtin gabim. Ndër të tjera, mund të mësoni shumë prej atij, apo asaj, nga mënyra se si ata flasin për lidhjet që kanë pasur. Por kujdes, duke përmendur shpesh një marrëdhënie të kaluar, mund të rrezikoni të shfaqni shenja agresiviteti dhe t’i tregoni atij se jeni një “përgjuese” perfekte dhe e fiksuar pas jetës së tjetrit, çka mund ta trembë të dashurin tuaj të ri.


Të pasurit një fëmijë
Nëse është femra ajo e cila e nxjerr në pah këtë temë, më shpejt se ç’duhet, atëherë i lë të nënkuptojë atij, se ajo është thjesht një femër e dëshpëruar, e cila kërkon të rregullojë jetën e saj dhe ka shumë kohë që e pret këtë gjë, ndaj nuk do ta lërë këtë rast të ikë. Kjo i tremb ata, pa dyshim. Askujt nuk i pëlqen të mendojë se në vend të pasionit dhe dashurisë, është zgjidhje për tjetrin, ndaj bëni kujdes. Mbani larg temat për të bërë fëmijë, që në takimet tuaja të para, sepse ai ato ditë mendon vetëm dy gjëra: a e meriton respektin për të pasur një lidhje të gjatë e të rregullt dhe kur do të jetë moment i raporteve seksuale.

Takimi me prindërit
Takimi me prindërit e asaj apo edhe të atij, është një ndër hapat më të rëndësishëm që mund të ndërmerren. Asnjë mashkull nuk është gati të takojë mamin dhe babin e asaj, në vetëm pak javë takimesh mes tyre dhe e dini përse? Sepse më shumë se ç’mund t’i tremben prindërve, i tremben në fakt vulosjes së lidhjes më togëfjalëshin përcaktues “ne jemi një çift”. Ata duan të jenë çift nëse ajo ju pëlqen, por thjesht nuk duan t’jua përcaktojnë gjëra si këto, takimet me prindërit e asaj, këtë fakt. Ndaj mos shtyni dhe mos sajoni asnjë takim të tillë, nëse keni shumë pak kohë që njiheni.

Larg të qenit kontrolluese
Është pjesë e karakterit, të qenit kontrollues, dhe është aq e fortë sa që ndonjëherë bëhet në mënyrë shumë instiktive. Kërkojnë të kenë nën kontroll çdo situatë, të japin një mendje për gjithçka e kështu me radhë. Mos u përpiq t’i thuash atij çfarë i shkon dhe çfarë jo, çfarë të veshë sot e çfarë nesër, çfarë të hajë, çfarë të pëlqejë, apo më keq akoma, të çohet e të gjejë një punë, nëse nuk e ka një të tillë. Kur ju e njohët, e njohët ashtu sikurse ai ishte, ndaj ta merrni dhe ta ndryshoni, nuk është aspak sjellja e duhur. Mos bini në kurthin “ai do ishte perfekt, nëse unë ndërhyj në dy-tri gjëra dhe e ndryshoj”! Jo!

Mos përcaktoni para kohe
Tri takime dhe ju ndryshoni statusin tuaj të Facebookut, me që të gjitha gjërat, zhvillohen aty, tanimë. Nuk është një lëvizje e zgjuar, ose të paktën nëse doni ta mbani edhe pak të dashurin tuaj. Nëse kalojnë tri apo katër javë takimesh, bëni një bisedë për të kuptuar se ku jeni dhe nëse mund të quheni një çift i vërtetë. Kuptojeni nga biseda me të dhe tregohuni e zgjuar që të bëni pyetjet e duhura. Mos kërkoni me ngulm ta quani të gjithën këtë një lidhje “lidhje”, ai moment do të vij, ose jo, megjithatë deri në atë pikë, shijoni romancën.

Të flisni për historitë tuaja seksuale, shumë shpejt
Kjo është padyshim një ndër çështjet më delikate për t’u diskutuar mes jush dhe atij. Sipas ekspertëve, kjo është një temë delikate dhe e vështirë për t’u diskutuar mes partnerëve që kanë kohë me njëri-tjetrin, jo më me ata të cilët keni pak që i keni njohur. Sigurisht që do të vijë një moment në të cilin ju do të flisni edhe për eksperiencat tuaja seksuale, por bëjeni këtë me kujdes. Ai, nuk ka përse t’i dijë të gjitha, sikurse edhe ju. Nëse filloni flisni për numrin e partnerëve, afërsinë me ta, e kështu me radhë, thjesht rrezikoni ta largoni këtë të tanishmin, njëherë e përgjithmonë. /Telegrafi/