LAJMI I FUNDIT:

Fusnota me dioptri!

Është shumë interesante se sa të komplikuara na servohen politikbërjet e Qeverisë, sa që të gërditen, e të verdha të duken sa herë që dëgjon për to. Një prej këtyre servimeve ishte edhe artikulli i Ibrahim Gashit me titull: “Dioptria reale për fusnotën dhe efektet e para të saj për Kosovën”. Në mënyrë që të shihej më mirë nga populli, Gashi i futi edhe dioptri servimeve politike, se gjoja populli nuk sheh mirë, athua për shkak të pluhurit të rrugëve.

Nuk i duhen popullit shpjegime me dioptri të posaçme që ta kuptojnë se çfarë ngërthen në vete fusnota.

Ajo çka popullit i duhet është t’i thuhet shkurt e shqip: çka humbëm e çka fituam – pikë, asgjë më tepër, pastaj lëre vetë popullin le ta gjykon.


Është tejet brengosës fakti i përdorimit të termave të gjuhëve të huaja nga ana e klasës politike, thua se gjuha jonë është fukara. Me këtë i referohem posaçërisht artikullit në fjalë, thua se thua dëshirojnë që t’ia turbullojnë trutë dhe sytë popullit me këso lloj terma, sa që ta bindin popullin se me të vërtet kanë nevojë për shpjegime me dioptri të posaçme, ose dëshirojnë të tregojnë që populli është i paditur, sepse gjoja e nuk e njeh gjuhën shqipe aq mirë.

Fat(keq)mirësisht, ata që kanë nevojë për dioptri është e gjithë klasa qeverisëse bashkë me Gashin. Sepse, në artikullin në fjalë janë përdorur mbi 14 terme që nuk i përkasin gjuhës shqipe. Kjo vë në pikëpyetje nivelin e ndërgjegjes të klasës qeverisëse për respektin që kanë ndaj asaj që u takon – pra gjuhës në këtë rast, në mesin e shumë të tjerave.

E përdhosni gjuhën shqipe pa kurrë farë nevoje e interesi. Po për gjërat që kanë interes, ç’bëjnë për to? As nuk dua ta di.

Pasi që i përmenda këta terma, po ua rendoj që ta kuptoni masakrën që ia bëjnë gjuhës çdo ditë:

1. Gamë (Kontrast hapësinor)
2. Divers (Llojllojshmëri)
3. Esencë (Bazë/Themel)
4. Koncesuale (Pajtueshmëri)
5. Simplifikoj (Thjeshtësoj)
6. Opsion (Mundësi)
7. Komplekse (Ndërlikueshmëri/Ndërlikuar)
8. Ambiguitet (Paqartësi)
9. Kontorvers (Kundërthënës)
10. Evolvuar (Zhvilluar)
11. Triumf (Fitim)
12. Konsistencë (Përmbajtje)
13. Intrasigjent (I papajtueshëm)
14. Real (I vërtet)
15. Integrale (Përbërëse)

Do të ishte shumë më e kuptueshme, sikur kjo të ndodhte nga mosdija. Mirëpo, e keqja është: janë të vetëdijëshëm plotësisht për veprimet e tyre, mirëpo prapë se prapë vazhdojnë me të njëjtin hov. Ose mendojnë që e dinë duke e ditur që nuk e dinë hiq. Se cili është qëllimi që dëshirojnë ta arrijnë me këso lloj keqpërdorimesh, mendoj se është tejet i qartë. Ky qëllim është ai që përkon gjitha praktikat e deritanishme të klasës qeverisëse që “shkeli tut, për me u kap për t’hujt”, “respekto veten që të të respektojnë të tjerët”.

Nga konteksti i lojërave që krijojnë, se kush çka humbi, apo fitoi për çdo kompromis që e bëjnë, paqartësia e prezantimit të kompromisit është aq e lartë, sa që thua se na u dashka të jemi astronom për ta kuptuar se çdo të thotë kompromisi i bërë. Andaj edhe dalin me artikuj që përbëjnë dipoptri të posaçme, për të na turbulluar edhe më tepër sytë, e assesi për të sqaruar gjë.

T’i kthehemi fusnotës, e t’ia heqim dioptrinë në mënyrë qe ta shohim ashtu siç është vërtet. Unë që jam i pashkollë, nuk kam nevojë për dioptri (se nuk kam lexuar shumë në shkollë, për t’i dëmtuar sytë) për t’i kuptuar fenomenet politike të Kosovo*-s. I quaj fenomene, sepse askund në botë nuk ndodhin përveç në Kosovo*-ë. Prandaj, nuk na quajnë kot që jemi sui generis.

Sipas burimeve zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo që përmban fusnota janë tri elemente kryesore:
a) Qëndrimin pa paragjykim i statusit nga ana e palëve;
b) Rezoluta 1244 ;
c) Mendimi Këshillëdhënës të GJND-s.

Nga tri pikat e lartë përmendura, del që: Të dyja palët janë neutrale karshi qëndrimeve të tyre të mëhershme lidhur me statusin. Kjo lë vend të kuptohet se ndërkombetarisht kanë hequr dorë nga qëllimet për statusin juridik të Kosovës, bazuar në rrethanat në të cilat ka ndodhur ky kompromis.

Pra, Kosova ndërkombëtarisht pranon se nuk ka pavarësi në këtë rast Republikë dhe se Serbia pranon që të mos kundërshtoj qëllimin e Kosovës Republikë. Mirëpo, në këtë rast Serbia nuk ka asnjë angazhim se qëllimin të cilin e kundërshton nuk ekziston, sepse Kosova vet ka hequr dorë nga ky qëllim.

Përfundimisht, pyetja që shtrohet është: në aspektin juridik cila ka fuqi imponuese të ekzekutimit – një Rezolutë apo një mendim këshillëdhënës?

Po ua lë popullit dhe klasës politike të përgjigjen.

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori