LAJMI I FUNDIT:

Fuqia i ndryshon njerëzit për keq

Fuqia i ndryshon njerëzit për keq

Është zbuluar që ndjenja e fuqisë ka efekt të njëjtë në tru, sikurse edhe kokaina. Me ndihmën e këtij zbulimi, lehtë mund të kuptohet sjellja e shumë politikanëve, magnatëve ekscentrikë dhe ‘yjeve’ të ndryshme

Të gjithë e dinë që fuqia i ndryshon njerëzit, madje për keq, dhe krejt kjo ndodh për shkak të varësisë së vërtetë psikofizike. Deklarata e njohur e Lord Actonit që “fuqia ka tendencë për të korruptuar, ndërsa fuqia absolute korrupton absolutisht” është dëshmuar e vërtetë, ndërsa vërtetësinë e saj e kanë vërtetuar psikologët dhe neurologët.

Është zbuluar që ndjenja e fuqisë ka efekt të njëjtë në tru, sikurse edhe kokaina, ashtu që si te meshkujt ashtu edhe femrat forcon sekretimin e testosteroneve dhe 3-androsteroideve. Kjo ka për pasojë rritjen nivelit të dopaminës në
pjesën e trurit, përgjegjës për shpërblime dhe kjo mundet shumë lehtë të shkaktojë varësi.

Kokaina ndikon në tru në mënyrë të ngjashme, ndërsa manifestimet ndryshojnë nga vigjilenca e rritur, vetëbesimi, ndjenja e kënaqësisë dhe e euforisë deri te ankthi, paranoja dhe nervozizmi. Fuqia, përveç të gjitha indikacioneve dhe kundërindikacioneve të përmendura të marrjes së kokainës, shkakton edhe arrogancën dhe padurimin. /Telegrafi/