“Fshihu”, zotëri Kouchner…
Lirimi i Agim Çekut nga gjykata bullgare, shkaktoi "tërmet" në Beograd. Presidenti serb Boris Tadiqi e ministri i tij Vuk Jeremiqi qitën "tym prej goje". Në intervistën e Jeremiqit dhënë gazetës "Veçernje novosti" – "Vracamo Kosovo za sto", publikuar më 4 korrik 2009, villet helm e vrer. Jeremiqi per Çekun thotë: "Ai ka bërë krim kundër popullsisë civile, krim ky që nuk parashkruhet. Deri në fund të jetës nuk do të jetë i sigurt kudo që të gjendej", shpreh ai mllefin e tij.
Në "Novosti online" lexuesi Slavko i bie "thupër" Jeremiqit, e qorton që të mos merr rolin e gjykatësit. Ndërkaq, lexuesi tjetër – Albanac – 24 karata tërheq vëmendjen:"… Njerëzit shohin ëndrra, sheh ëndrra edhe Serbia se do të marrë Kosovën, të shohësh ëndrra është e drejtë natyrore. Askush nuk është ndëshkuar se ka parë ‘film të mirë’…". Kosova do të triumfoj në GJND, ngase argumentimi juridik është në anën e saj…" ( i publikuar më 5 korrik).
Gjyqi bullgar e liroi, nuk e ekstradoi ne Beograd gjeneralin, ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çekun. Përmbyllet ky proces, i cili, s’do mend, ngriti në këmbë jo vetëm Sofjen, por edhe Beogradin dhe Prishtinën.
Në këtë proces "spektakular", që zgjati një javë, u mbajtën tri runde. Rundin e parë e fitoi Interpoli, i cili në Bullgari, më 23 qershor, arrestoi zotëri Çekun, ndërsa në dy rundet e tjera Interpoli e pësoi "nokautin klasik", siç do të shpreheshin reporterët e boksit. Prokurori bullgar ngriti "flamurin e bardhë", nuk u ankua ndaj vendimit për lirimin e Çekut.
Pos në Bullgari, Çeku u gjend brenda grilave edhe në Kolumbi, Hungari e Slloveni sipas trillimeve serbe. Fletarresti i Interpolit, i lëshuar në 2002-ën, doli të jetë i qelqtë, pa mbështetje të fakteve dhe provave juridike.
Në dosjen Çeku, janë të përfshirë edhe dy personalitete, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner. Regjimi i Beogradit Çekun dhe Thaçin i akuzon për gjenocid, ndërsa ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kouchnerin si "pomagaç", ndihmës i tyre në kryerjen e veprës së përmendur penale.
Për krerët e Beogradit, pos politikanëve shqiptarë të Kosovës na del i "rrezikshëm" edhe francezi, ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchneri!
"Fshihu", zotëri Kouchner, mos e lësho atdheun tënd, ngase, s’u dihet serbeve, e aktivizojnë "poternicën" përmes Interpolit, të "batisin…".
"Serbia trilloi, mashtroi Interpolin…", kështu është shprehur ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i cili ditë më parë u lirua nga Gjykata e Qarkut në Kyustendil të Bullgarisë. Lirimi i tij, shkaktoi revoltë tek elita politike e Beogradit, e cila ia zuri për të madhe Bullgarisë përse e liroi Çekun…
Serbëve s’u dihet, për ta quar drejtësinë e tyre në vend, do të kërkojnë nga Interpoli që ta arrestojnë edhe Kouchnerin. Sipas logjikës së tyre, Kouchneri duhet të fshihet në Francë, të mos e lëshoj vendin e tij, ngase mund ta përjetojë të njëjtën gjendje si të Çekut, të arrestohet nga Interpoli.
Kouchner duhet t’ia bëjë me dije bashkëkombësit të tij, ish presidentit francez Jacques Chirak, që të ruhet edhe ky, të ketë kujdes, ngase mund t’ia sheh sherrin Serbisë, ta godet "shpata" e Interpolit.
Po i shkoi mendja Serbisë, mund ta burgos edhe Chirakun, nëse ai gjendet diku jashtë Francës.
Pse themi "edhe Chirakun"?
Regjimi i Beogradit në shtator të 2000-ës mbajti "procesin e shekullit", për "krime të rënda", fajësoi burrështetasit dhe zyrtarët më të lartë të NATO-s, i dënoi me dënime kapitale – Bill Clintonin, Tony Blairin, Jacques Chirakun, Javier Solanën…
Aktgjykimi ndaj tyre është i "formës së prerë". Nëse Serbia e ka mendjen e keqe, që edhe këta "ti batis…", nëse ata gjenden jashtë vendeve ku veprojnë, mund ‘ti jep "dritën jeshile" Interpolit që t’i arrestojë dhe akëcila gjykatë, vendin ku do të kapeshin ata, t’i ekstradojë në Serbi për të "vuajtur dënimin e merituar"!
Në media doli edhe reagimi i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International (AI), me seli në Londër, se përse të mos bëhet ekstradimi i Çekut në Serbi që ky atje të përballet me drejtësinë serbe. Misionarët e kësaj organizate "harrojnë" apo nuk i dinë qëllimet hakmarrëse të serbëve. Nëse reagimi i tyre është i vërtetë, siç ka shkruar shtypi, atëherë kjo bie ndesh me misionin e tyre.
Ministria serbe e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e Çekut, i arrestuar nga fletarresti i Interpolit, që ndaj tij të zhvillohen hetimet për gjenocid në Gjykatën e Nishit. Ministrja serbe e drejtësisë Snezhana Maloviq ka tërhequr vëmendjen për zbatimin e konventës evropiane për ekstradim. Në kontekst të kësaj, Maloviq përmend traktatin ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë të nënshkruar në vitin 1960.
Do të thotë sipas traktateve bileterale e multilaterale, nënshkruese e të cilave është ish-Jugosllavia (lexo:Serbia) Interpoli ka për obligim t’i aktivizoj fletarrestet ndaj personave të kërkuar.
Sipas gazetës "Vecernje novosti" dosja ishte hapur ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çekut, Hashim Thaçit dhe ish-shefit të Unmik-ut, tash shefit të diplomacisë franceze Bernard Kouchner. Çeku e Thaçi akuzohen për gjenocid, ndërsa Kouchnerit i jepet atributi i "pomagaçit", ndihmësit të tyre në kryerjen e kësaj vepre penale. Gazeta serbe citon vendimin për zhvillimin e hetimeve të gjykatëses Danica Marinkoviq, e angazhuar para luftës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa tash në atë të Kragujevcit.
Në vendimin e gjykatëses Danica Marinkoviq – Ki 194/99 theksohet se Çeku, Thaçi e Kouchneri ‘kanë pasur ndërmend që pjesërisht t’i shfarosin serbët dhe popullatën joshqiptare për të krijuar Kosovën e pastër etnike dhe pastaj për ta shkëputur…"
Përmendet shprehja "popullata joshqiptare", duke mos specifikuar se kush janë ata, të cilës përkatësi nacionale i takojnë. Krimi i tyre, sipas kësaj gjykatëseje paska ndodhur pasi hynë pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë, më 20 qershor 1999.
"Në atë kohë janë vrarë 661 serbë dhe malazez, dhe 18 joshqiptarë. Plagë të rënda kanë marrë 518 serbë dhe 13 joshqiptarë. Njëkohësisht, janë dëbuar 604 persona, nga të cilët 584 serbë…". Gjykatësja Marinkoviq në vendimin për zhvillimin e hetimeve thotë se nga Kosova "gjithsej janë dëbuar 250 mijë serbë dhe malazez dhe afro 80 mijë joshqiptarë".
Madje, kjo gjykatëse, siç i ka deklaruar gazetës beogradase "Veçernje novosti" (shi informatën " Pravda çeka Çekua", 24.6.2009) vë në pah se për rastin Çeku paska biseduar me jo më pak se 200 dëshmitarë!
Danica Marinkoviq ishte vetëm një rrogëtare e regjimit të Millosheviqit, ajo shumë "pacientë" të këtij regjimi, shqiptarë, i qoi në "gojë të ujkut", në burgun e Dubravës, afër Burimit etj. Në këtë burg, në maj 1999, siç dihet serbët i ekzekutuan të burgosurit shqiptarë.
Në proceset antishqiptare, Danicës i bënte vërejtje edhe doajeni i avokatëve të Kosovës, Bajram Kelmendi se po shkelte procedurën penale me të dy këmbët. Danica e zhveshur nga funksioni i gjykatëses jo vetëm Kelmendit, por edhe kolegëve të tij u thoshte: "Ju shqiptarët po doni me e rrëzue Jugosllavinë, e po më flisni për torturat fizike ndaj të pandehurve…"
Më 25 mars 1999 në dalje të Prishtinës, rrugës për në Fushë Kosovë, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij u gjetën të ekzekutuar nga forcat serbe.
Po kështu, dihet edhe një fakt tjetër, nga burgu i Dubravës, më 16 maj 1999, pasi kishte vuajtur dënimin prej 5 vjetësh ishte rrëmbyer intelektuali i shquar, profesori i Universitetit të Prishtinës, mr. Ukshin Hoti. Prej asaj kohe e deri më tani nuk dihet a është i gjallë Ukshin Hoti.
Presidenti serb Boris Tadiq që të "vetët" i paraqet viktima, nuk di për ekzekutimet e avokatit Kelmendi dhe dy bijve të tij, nuk di se ku gjendet profesori Hoti. Ndërkaq merret, aktivizon dosjet e inskenuara ndaj shqiptarëve.
Danica Marinkoviq dhe ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiqi nuk janë në të njejtat valë, nuk i kanë qëndrimet e harmonizuara. Në seancën e fundit të KS të OKB, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës , Skënder Hyseni, Jeremiqi pati thënë se nga Kosova janë dëbuar 200 mijë serbë.
Serbët, e paturp, gjithnjë gjejnë vegëza, shprehin pakënaqësinë e tyre "pse drejtësia s’po qohet në vend", i fajësuan maqedonasit dhe bullgarët se ia kanë mbajtur anën Çekut, shprehën habinë se si Çeku edhe për herën e katërt i shpëtoi ‘shpatës së drejtësisë’ duke përmendur "poternicat", fletarrestet, në Kolumbi, Hungari e Slloveni.
E mira e së mirës është që serbët t’i lënë këto marrëzira, të këndellën, më mirë sot, se nesër.
(Autori është analist për çështje gjyqësore)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht