“Fshesa” e kryeprokurorit Jacobs!
Cila është etiologjia dhe fenomenologjia e korruptimit? Kush kë e korrupton? Si t’i prehen rrënjët kësaj mortaje që i prish njerëzit nga ana morale dhe i fut në rrugë të keqe? Si kanë krijuar pasuri përrallore pikërisht ata që bëjnë politikën e lartë, ministrat dhe ish- ministrat, kryetarët dhe shefat e disa komunave? A i frikësohen ligjit, apo e konsiderojnë vetën mbi ligjin? Kjo është çështja me të cilën do të merren ata që e kanë për detyrë të mbrojnë ligjin.
Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë, thotë një urti jona. Andaj, është koha që të ndahet shapi nga sheqeri, të zbresin në tokë ata që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, të japin llogari si dhe në ç’mënyrë kanë arritur të krijojnë pasuri marramendëse. Në çdo shtet normal ndiqen dhe arrestohen keqbërësit. Kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë.
Kur "lojtarët e korruptimit" gjenden brenda grilave, kjo do të ndikojë në mënyrë preventive tek të tjerët, ta vrasin mendjen se s’bën të merren me punë të pista.
Disave u ka ra shi në kallamboq, brenda natës kanë përfituar shuma marramendëse. Kanë arritur të ndërtojnë pallate që "hapen dhe mbyllen" me susta, të blejnë troje, të qojnë jetë mondene, t’i ngasin makinat e shtrenjta, të shoqëruar edhe me dashnoret e tyre. Dhe, ironia, ata që kanë përfituar të flasin për politikë dhe patriotizëm !
Korruptimi është fjalë latine, ndërkombëtare. Në interpretim të lirë do të thotë: Bashkëndarje. Veprohet sipas asaj: Ti mua, unë ty. Luhet loja e biznesit. Flitet për shuma të mëdha, njëqind mijë e më tepër euro.
Në popull korruptimi do të thotë ryshfet. Para ligjit përgjigjen të dy palët, ai që jep dhe merr ryshfet. Në Amerikë, nëse gjendesh në ndonjë restorant, për shërbimin e caktuar duhesh të japësh bakshish kamerierit. Ky është ligj. Nëse s’i jep bakshishin kamerierit, mund t’i mbetet hatri, të drejtohet me fjalët: Zotëri s’jeni të kënaqur me shërbimin… Edhe kjo është një formë "e lehtë" e korruptimit, ngase e bën kamerierin të bëhet "nuse", t’i rri gati mysafirit.
Korruptimi është më tepër se ryshfeti, "prodhon" edhe format e tjera të kriminalitetit, në veçanti të krimit të organizuar. Në këtë kontekst, luhet loja me tenderë. I jepet ndokujt ndonjë punë "me të njohshëm", përfitohet nga ai "veprim kontraktues". Loja me tenderë i ngjet bixhozit. Bixhozçinjtë e luajtën "kartën" e tyre, në bashkëpunim edhe me ortakët ndërkombëtarë.
Politikanët ngrehin zërin për luftën ndaj korruptimit. është i njohur slogani i tyre, i përsëritur edhe tash në fushatën e zgjedhjeve lokale:"Zero tolerancë ndaj korruptimit". Por, në jetën e përditshme sikur bëhet lufta e ashpër ndaj kësaj dukurie. E pësojnë "peshqit e vegjël". Për një "peshqesh" të vogël që i jepet ndonjë polici, në shumë të 10 eurove, akëcili shofer shkon në fllad, së paku tri ditë, pastaj nxirret në gjyq me akuzën se ka korruptuar policin. I pandehuri angazhon avokat, e paguan atë… Më shtrenjtë i bëhet plafi, se jorgani. Për ta shkruan gazeta!
Ka pasur raste kur policët që e kanë "harruar" uniformën kanë kërkuar nga viktimat e tyre të qerasen me ndonjë pije në restorant, por kësaj pune ia kanë pa sherrin, janë suspenduar nga puna. Gazetat kanë shkruar edhe për doganierët me akuzën se kanë luajtur lojën e korruptimit. Gazetat i nxjerrin në pah "mizat", jo matrapazët!
Mentaliteti ynë, paksa provincial, është i çuditshëm. Për ata që kanë krijuar pasuri marramendëse thonë: Filan fisteku i ka qitur punët në dyzen, bravo i qoftë, është i zoti, ka ndërtuar pallat shtatëkatësh, të birit i ka blerë xhip… Matrapazët që kanë bërë allishverishe, nuk qajnë kokën pse pjesa dërmuese e popullatës është "rrëzuar për toke", pse në rrugët tona i shohin lypësit, të cilët në kontejnerë kërkojnë ndonjë copë të bukës…Çudi me neve, ua mbajmë anën hajnave.
Matrapazët sikur janë bërë imunë dhe fare nuk po ndejnë se ka ligj, se ata një ditë do t’i kapë shpata e drejtësisë. Harrojnë se edhe në vendet më demokratike, për ndonjë aferë korruptuese përballen me drejtësinë burrështetas të ndryshëm. Amerikanët, gjermanët, francezët, suedezët… më tepër e donë shtetin se atë që ka korruptuar, pavarësisht se për kë bëhet fjala.
Aferat korruptive tek ne janë të ndjeshme. Të rrallë janë ata gazetarë që i hyjnë zbulimit të ndonjë skandali. Edhe nëse i hyjnë llogarisin se do të jenë të kërcënuar me likuidim. Gazetari i Shqipërisë, Mero Baze shkruajti për aferat korruptive, por atë e bënë për kripë e kepë, e bënë që të shtrihet në spital.
Ka pasur raste kur akëcili gazetar në Kosovë është orvatur që të nxjerrë në shesh ndonjë skandal, por është sulmuar fizikisht, është kërcënuar që tjera herë "të mos e përsëris gabimin". Në kontekst të kësaj, të paktë janë ata që merren me gazetari hulumtuese. Një kategori e gazetarëve i dinë lojërat e matrapazëve, i kanë informacionet për këtë, por frikësohen se do t’u ndodhë më e keqja. Veprojnë sipas asaj: Tue e pas mashën, pse me i djegë duart. "Topin" ia hedhin policisë, që kjo të merret me zbulimin e keqbërësve.
Në Amerikë e gjetiu, aferat korruptive i zbulojnë gazetarët, para të cilëve dridhen si "thupra" edhe presidentët. Ndërkaq, në Ballkan, pra dhe në Kosovë, ndodhë e kundërta, gazetarët bëhen urë, mu për shkak të pasojave që mund t’i bartin.
Kryeprokurori i EULEX-it, Theo Jacobs paralajmëroi fushatën e kapjes së "peshqëve të mëdhenj". Nuk përmendi emra, me siguri që të "mos pengohen hetimet". Jacobs bëri të ditur se kjo fushatë do të nis brenda dy muajve. Do të thotë pas fushatës zgjedhore dhe fillimit të procesit në Hagë, nxjerrjes në gjyq të Kosovës, kur pritet të shyqrtohet ligjshmëria e pavarësisë së saj.
Do të ndodhin arrestimet e njerëzve "interesant", për të cilët flet populli, apo ato do të jenë selektive, kjo pritet të shihet.
Lajmi i dorës së parë, për kapjen e "peshqve të mëdhenj" i gëzoi pjesën dërmuese të qytetarëve, të cilët janë të pezmatuar për allishverishet që po i bëjnë matrapazët. Ndërkaq, në anën tjetër shkaktoi ankth dhe frikë tek ata që e kanë mizën nën kapuç. Të tillët nuk do të flenë të qetë, do t’i bëjnë vetës pyetje: A mos jam unë ai që më kërkojnë.
Dukuria e korruptimit është e shprehur në të gjitha segmentet e shoqërisë, posaçërisht tek "njerëzit e ligjit", tek hetuesit e policisë, prokurorët, gjykatësit, por edhe avokatët… Prokurorët tanë, ndoshta të ndikuar nga politika, nuk marrin guximin t’i arrestojnë "peshqit e mëdhenj". Tregohen të pafuqishëm. Deklarata e kryeprokurorit të Kosovës, Hilmi Zhitia nuk ishte e rastësishme. Zhitia deklaroi se "nuk ka kompetenca" për t’i hyrë zbulimit të aferave korruptive.
Doli në skenë pala asnjanëse – EULEX-i. Kryeprokurori Jacobs e ka më lehtë. I arreston të dyshuarit, i vë brenda grilave. Të dyshuarit s’mund të ankohen, të hedhin gurë në prokurorët vendorë, të shprehën se ky apo ai prokuror ia ka bërë me inat.
Cila do të jetë "fshesa", ofensiva e kryeprokurorit Jacobs? Do ta fut "plugun" thellë, t’i nxjerrë të palarat edhe të "njerëzve të Unmikut", që tash janë zyrtarë të EULEX-it, të kapë "rrjetin e merimangës" të atyre të jashtëm e të brendshëm. Jacobs, ndoshta, do t’i shtrij "dizgjinët" edhe matanë lumit Ibër, ngase edhe këtu luhet loja e allishverishit.
Një gjë dihet. Me lojërat e pista s’ hyhet në Evropë. Shteti kandidat që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian (BE) duhet t’i spastrojë punët rreth veprimeve të pista. Sundimi i ligjit, është ndër kriteret, standardet kryesore që dikush të jetë anëtar i BE-së. Këtu s’ hyhet me të njohshëm. Ato vende që e kanë të spastruar këtë çështje, lehtë e marrin "biletën" për në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht