LAJMI I FUNDIT:

Fshati Çabiq i Klinës po boshatiset prej migrimit

Fshati Çabiq i Klinës po boshatiset prej migrimit

Numrit të madh të ikjeve nga Kosova u është bashkuar edhe Fshati Çabiq Klinës. Kushtet e rënda ekonomike dhe mos sigurimi i një jete më te mirë në Kosovë, kanë bërë që këta banorë të migrojnë për të kërkuar një jetë me të mirë jashtë vendit.

Sh. Gashi thotë se po largohet nga Kosova, pasi këtu nuk sheh të ardhme.

”Po iki nga Kosova, nuk ka asgjë këtu, e as nuk pritet më mirë. Nuk e kam lehtë me ikë, po s’po kam qare”, ka thënë Gashi për lajmiri.com.

I pyetur se si i ka siguruar paratë për të dalë jashtë Kosovës, banori i këtij fshati është përgjigjur: ”I kemi shit do gjera”, duke mos dashur të tregojë se cilat janë ato.