LAJMI I FUNDIT:

Frutti zbulon misterin e yjeve ”Gati me dal vet i 7-ti’ (Video)

Frutti zbulon misterin e yjeve ”Gati me dal vet i 7-ti’ (Video)

Ditë më parë të gjithë artistët më të njohur të show bizit shqiptar kanë qenë pjesë e një slogani me fjalët ‘’Gati me dal vet i 7-ti’’, e që ka nxitur kureshtjen e shumë fansave të yjeve shqiptar.

Edhe për shumë të tjerë, ka qenë enigmë për të mësuar se kush ishte ‘’vet i 7-ti’’ që pritej të dalë e që po e prisnin edhe yjet e skenës shqiptare si Leonora Jakupi, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Dhurata Ahmetaj, Zajmina Vasjari, Arilena Ara, Albana Osmani, DJ Dagz, DJGeek, PM, Elona Balaj, Ardit Cuni, Drenusha Xharra, Capital T, Enca Haxhia, Samanta Karavella, Shkenda Dubova, Ermal Fejzullahu, Ardiana Matoshi(Sasa), MUA Arbër Bytyçi, Dorina Rugova, Dizajnerja Drenusha Xharra, Albina Dyla, Rrezarta Shkurta  dhe shumë të tjerë.

Albërie Hadërgjonaj, Osman Azemi, On Record,  ishin gjithashtu në pritje, të asaj që erdhi të kësaj enigmës që u zbulua nga kompania e suksesshme e tregut kosovar, Frutti.

Frutti ka zbuluar sot misterin që fshihej pas kampanjës së yjeve të show bizit shqiptar dhe kanë lansuar ‘’Vet të 7-in’’, e që është i shumëprituri brendi i ri i lëngjeve Frutti. Një surprizë të tillë dinte ta bënte vetëm një kompani e suksesshme siç është Frutti, me 17 vite në treg dhe me një konkurrencë të pazëvendësueshme.

Kështu, me rastin e plasimit në treg të këtij produkti me forma të qelqit dhe me ri-brendim në ambientet e kësaj kompanie u mbajt një ceremoni e inaugurimit , ku të ftuar special ishin Kryemnistri Ramush Haradinaj dhe zv/Kryeministri Behgjet Pacolli.

Ky format i qelqit me sloganin e shumë përfolur e misterioz, rezultoi të jetë një produkt me një dizajn të trendit të kohës e i ideuar nga 2B Studio, me cilësi që është profil i Frutti-t dhe i dedikuar për gjithë konsumatorët besnik.

Është një dhe i vetmi!