LAJMI I FUNDIT:

Frutat nuk janë aq të pastra sa mendoni ju!

Frutat nuk janë aq të pastra sa mendoni ju!

Mjeku Hao Feng jep këtë këshillë: pemët duhet larë me frushkuj të hovshëm të ujit, në atë mënyrë që t'i largoni 90% të baktereve të mundshme që gjenden në to.

Shkencëtarët për ushqim kanë raportuar se frutat, sikurse pjeshkat, kërkojnë pastrim më të kujdesshëm sesa llojet e tjera të pemëve, që kanë shtresë të lëmuar, si, për shembull, mollët.

Papastërtia që gjendet në lëvoren e ananasit dhe në frutat e agrumeve mund të rrjedhin gjatë prerjes së tyre. Me këtë rast frutat duhet te lahen mirë para se të priten.

Manaferrat, boronicat, qershitë, etj., duhen futur në ujë të vakët me pak kripë për një minutë, pastaj shpëlahen mirë dhe thahen. /Telegrafi/