Frenuesi i destruktivitetit politik…
Sa larg mund të shkojë një forcë politike në synimin për përmirësimin e qeverisjes politike, pa dëmtuar rëndë interesat vitale të shtetit?
Të garantojmë sigurinë dhe mirëqenien tonë si qytetarë të Republikës së Kosovës përmes përdorimit të dhunës dhe presionit politik ndaj politikave të qeverisë apo të sigurojmë pjesëmarrje konsistente në politikbërje përmes mbështetjes së atyre politikave që i dërgojnë përpara interesat tona dhe mos mbështetjes së atyre që e dëmtojnë shtetin dhe demokracinë e brishtë të Kosovës?
Një sistem politik nuk mund të mbijetojë gjatë pa mbështetjen e qytetarëve, të cilët i japin formë dhe përmbajtje sistemit politik të çdo shteti. Në këtë mënyrë qytetarët në mënyrë aktive legjitimojnë forcat qeverisëse dhe përfaqësuesit e tyre.
Përcaktimi ynë për vlerat demokratike perëndimore imponon sjellje politike që bazohet në respektimin e ndërsjellë në mes të forcave politike, përkundër betejës së fuqishme dhe ballafaquese politike për marrjen apo ruajtjen e pushtetit.
Dhe për këtë kemi shembuj të shumtë në vendet e ndryshme evropiane dhe në vetë eksternalizuesin më të fuqishëm të vlerave demokratike në botë, SHBA-të. Tek këto vende marrim shembujt më të mirë për organizimin e fushatave elektorale, pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, urimin e fituesit dhe lehtësinë e tranzicionit të pushtetit.
Një nga indikatorët e demokracisë është pikërisht zhvillimi i një procesi të rregullt, legjitim dhe fer elektoral, si e vetmja bazë legjitime për ushtrimin e pushtetit shtetëror në emër të qytetarëve.
Kjo presupozon edhe përdorimin e një gjuhe dhe taktike politike që nuk nxit urrejtje dhe qasje pesimiste tek qytetarët, që nuk i instrumentalizon ata me çdo kusht dhe me çdo mjet. Se sa një demokraci është e zhvilluar, shihet pikërisht nga përzgjedhja e këtyre mjeteve dhe respektimi i këtyre kushteve.
Pra, në një shtet demokratik pushteti buron nga populli dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga populli i cili përmes procesit elektoral përcakton një strukturë të caktuar qeverisëse dhe përbërjen e caktuar legjislative.
Kuvendi si organi më i lartë i cili vë në jetë nismat legjislative duhet të respektohet nga të gjithë, e më shumë se gjithë të tjerët nga vetë përbërësit e tij – deputetët.
Në rast se ndodh që deputetët të sulmojnë dhe ofendojnë njëri tjetrin dhe deri në eskalim të situatës, të ndalohet kryetari i Kuvendit të flasë apo të udhëheqë me seancë të Kuvendit, të bllokohet hyrja në Kuvend për deputetët dhe ambasadorët e vendeve të tjera, kjo gjë është plotësisht e papranueshme për një vend që synon të përqafojë vlerat demokratike. Fillimisht sepse secili përfaqësues në Kuvend duke përfshirë edhe kryetarin, kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre lirshëm pa penguar njëri tjetrin; dhe e dyta sepse tek më e fundit vet i kemi zgjedhur dhe si të tillë ne dhe ata duhet të sillemi me përg
jegjësi. Nuk duhet harruar edhe rrugën që kemi përshkuar bashkë me miqtë ndërkombëtarë në momentet më të rënda të historisë sonë. Sjellja jonë politike dhe shkalla e përqafimit të vlerave demokratike, në emër të të cilave edhe është bërë intervenimi ndërkombëtar për ndalimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, reflekton shkallën e mirënjohjes sonë ndaj aleatëve tanë dhe ndaj ndihmës së tyre të madhe në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të vendit tonë. Sjellja jonë politike gjithashtu ndikon në masë të madhe në imazhin tonë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare, duke u dhënë argument të fuqishëm penguesve të njohjes së mëtejme të shtetit tonë, duke pasqyruar vendin tonë si prodhues të destabilitetit.
Tendenca për marrjen me çdo kusht të pushtetit, përmes rrugëve dhe mënyrave revolucionare bie ndesh me parimet bazë demokratike për marrjen apo ruajtjen e pushtetit përmes procesit të rregullt elektoral.
Protestat si formë e pakënaqësive të qytetarëve janë përmbajtja më e mirë e lirisë së fjalës dhe shprehje e drejtpërdrejtë e demokracisë. Por, protestat nuk duhet të manifestohen me dëmtim të objekteve institucionale, fyerje dhe njollosje të uniformave të zyrtarëve përgjegjës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare për mbajtjen e rendit dhe sundimin e ligjit.
Liderët e një vendi janë përgjegjës përpara publikut, ndërsa qytetarët janë ata që paguajnë koston njerëzore dhe financiare të politikave të tyre.
Por, nëse vërtet ekziston vullneti për ndryshime politike, ai duhet të arrihet përmes rrugëve demokratike. Ofendimet dhe dhuna si formë e qeverisjes i përkasin shekujve të kaluar. Liderët e dhunshëm dhe ofendues padyshim që nuk kanë dhe nuk duhet të kenë karrierë të gjatë politike.
Kosova me demokraci të brishtë është në procese të rëndësishme dhe po shënon progres të vazhdueshëm drejtë konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Është shumëfish destruktive çdo politikë konfliktuoze në këtë fazë të shtetformimit.
Kuptohet që pakënaqësitë duhet të shfaqen, populli ka të drejtë të shohë perspektivat e ndryshme politike. Në Konventën ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike dhe në Konventën ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, janë garantuar një varg të drejtash politike dhe civile, që përfshijnë lirinë e grumbullimit, lirinë e mendimit dhe shprehjes dhe të drejtën e pjesëmarrjes në qeveri. Por, askush nuk ka të drejtë të ofendojë dhe shkatërrojë institucionet e vendit, të ndalojë veprimtarinë e Kuvendit, të shkaktojë trazira të panevojshme dhe të pengojë proceset të cilat janë të dobishme për vendin.
Askush nuk ka më shumë legjitimitet se sa vetë organi legjislativ i legjitimuar në proceset zgjedhore. Nuk mund të legjitimohen politikat që synojnë të ndalojnë çdo iniciativë të fuqizimit dhe bashkëpunimit të Kosovës në planin rajonal e ndërkombëtar, e që për pasojë të krijojë një vrimë të zezë në Ballkan. Nuk mund të jetojmë në armiqësi dhe konflikt të përjetshëm me vendin të cilin përherë do ta kemi fqinj dhe të rrezikojmë mirëqenien e gjithë popullit.
Kosova si një shtet i ri ka nevojë të jashtëzakonshme për përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Së këndejmi, politika jonë duhet të marrë vetëm vendime të cilat mund t’i përballojë. Në këtë aspekt, konceptimi i politikës nga Bizmark si “arti i së mundshmes” duhet të jetë baza e filozofisë sonë politike. Të tentohet të arrihet ajo çka është e mundshme, brenda kapaciteteve tona fatkeqësisht shumë të kufizuara.
Por, ajo që ka rëndësi është se gjithmonë duhet të jemi të vëmendshëm rreth gjërave që bëjmë dhe të marrim përgjegjësi për to sepse në fund të fundit ne jemi ata që pësojmë, askush tjetër!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë