Jemi të dytët, por jemi më të mirët e grupit, pasi ata që janë sipër nesh, Portugalia, e ka provuar humbjen nga Shqipëria.
I gjithë populli shqiptar momentalisht janë duke parë një ëndërr fantastike, duke e parë Shqipërinë me suksese të mëdha.
Kjo ëndërr lehtë mund të bëhet realitet, pasi kundërshtari i radhës është Danimarka, një përfaqësuese që ka tubuar 10 pikë, aq sa ka Shqipëria e Gianni De Biasit.
Danimarka nuk është asgjë më shumë se një përfaqësuese e rëndomtë, si të tjerat që ka mposhtur Shqipëria, dhe për këtë arsyeje të gjithë po presin që sot djemtë e mirë të kombit të marrin një fitore të madhe nga ky udhëtim i vështirë.
Futbollistët tanë kanë ditur të na bëjnë krenarë me paraqitje të mrekullueshme ndaj përfaqësueseve edhe më të mëdha, si Holanda e Franca, apo edhe Italia. E, një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe sonte.
Berisha është në portë, i fokusuar më shumë se 100 për qind për t’i ndalur goditjet e kundërshtarëve danezë, ndërsa para ka një mbrojtje të çeliktë, në krye me kapitenin legjendar Lorik Canën, dhe mbrojtësit e talentuar, Berat Xhimshiti e Arlind Ajeti, të cilëve ju ndihmon përvoja e madhe Ansi Agollit në krah.
Mesfusha përbëhet me djem të Kosovës, por këta djem japin gjithçka nga vetja për Shqipërinë. Ermir Lenjani ka një mision që t’ju shënojë danezëve përsëri si në ndeshjen hapëse në ‘Elbasan Arena’. Ashtu do të mundohen të bëjnë edhe Shkëlzen Gashi në krahun e djathtë dhe Sokol Cikalleshi si qendërsulmues.
Ndërkohë, mesfushorët qendror që ka De Biasi në dispozicion, ia kanë lakmi edhe shumë kolegë të tjerë. Qetësia e Burim Kukelit është tejet e nevojshme, ndërsa Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi do t’i shkatërrojnë të gjithë aksionet e skandinavëve, duke ia bërë më të lehtë punën mbrojtjes.
Euforia ka ditur gjithmonë që të na zhgënjejë në fund, por kësaj radhe nuk jemi euforikë. Shqiptarët janë popull që iu beson bijve që i kanë në Kombëtare.
Shqiptarët besojnë te aftësitë e 24 futbollistëve që ka grumbulluar De Biasi dhe ju lojtarë të dashur keni vetëm një qëllim: të mos na zgjoni nga kjo ëndërr e mrekullueshme. Dërgojeni Shqipërinë në evropian. Bëjeni ëndrrën tonë realitet.
Përpara bijtë e shqipes, përpara Shqipëri se je më e mira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit