LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja edhe 35 milionë euro për Kosovën

FMN-ja edhe 35 milionë euro për Kosovën

Marrëveshja Stand-By në mes të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Qeverisë së Kosovës do të mbetet në fuqi.

Rishikimin e saj e ka miratuar Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në mbledhjen që e ka mbajtur më 15 janar. Pas miratimit të rishikimit, FMN-ja do t’i mundësojë Kosovës t’i tërheqë edhe 35 milionë euro si mbështetje buxhetore, shkruan sot Koha Ditore.

Ky këst është në kuadër të marrëveshjes me FMN-në, e cila ka paraparë një mbështetje direkte buxhetore për Kosovën në vlerë prej 185 milionë eurove gjatë 22 muajve, sa pritet të zgjasë kjo marrëveshje.


Me 35 milionë euro, që pritet të tërhiqen javën e ardhshme, do të bëhen gjithsej 70 milionë euro që Qeveria i ka tërhequr nga FMN-ja që nga nënshkrimi i marrëveshjes.

100 milionë euro janë paraparë si të hyra nga FMN-ja në buxhetin e vitit 2016. Nëse marrëveshje me FMN-në nuk prishet paraprakisht, Qeveria ka paraparë si të hyra edhe 16 milionë euro në buxhetin e vitit 2017. Por ministri i financave thotë se nuk do të thotë se Qeveria do t’i marrë gjitha mjetet e parapara në marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori