Fletëvotime për zgjedhjet e Serbisë
Jo të gjitha fletëvotimet nëpër vendet e botës bartin simbole shtetërore. Por, përmbajtja e formati i këtij instrumenti të demokracisë flet për ligjin dhe rrethanat e veçanta të secilit shtet. Në rastin tonë, pos stemës e mbishkrimit, Republika e Kosovës s’ka mundësi që të shmangë paqartësi thelbësore – mëdyshjen nëse zgjedhjet e 3 nëntorit janë zgjedhje nën ligjet e Serbisë apo ligjet e vendit tonë.
Zgjedhjet në demokraci janë goxha më të moçme se fletët e votimit. Athinasit e lashtë përdornin guaca argjile për të votuar. Amerikanët në shekullin XIX ia shqiptonin me gojë zgjedhjen e tyre një gjykatësi të besueshëm që mbante shënim.
Jo shumë dekada më parë, edhe tek ne, qytetarët hidhnin kokrra në kutinë e shënuar për zgjedhjen e dëshiruar. Brazili tashmë ka braktisur mjetet tjera, duke përdorur prej shumë vitesh pajisjet elektronike. Veçse nga gjithë shembujt e pasosur të mënyrave të votimit, fleta ka zënë vend si mundësi e përshtatshme (ani pse jo garantuese) për zgjedhje të lira e të fshehta.
Prej një karte të thjeshtë njëngjyrëshe, përparimi i teknologjisë i ka kthyer fletëvotimet në vepra të ndërlikuara – me zbukurime artistike, tipare sigurie, simbole shtetërore e madje edhe fotografi kandidatësh. Mirëpo, jo të gjitha vendet përdorin të njëjtat elemente në instrumente të votimit. Dhe, përmbajtja e formati i tyre s’është vetëm çështje teknike; ato pasqyrojnë ligjin dhe rrethanat e shqetësimet në vend.
Fjala bie, në një vend me shkallë të lartë analfabetizmi si Nigeria, zyrtarët kanë shtuar pranë çdo emri edhe syretin e konkurrentit për t’ua lehtësuar votuesve të gjejnë kandidatin e pëlqyer. Droja se dallaveraxhinjtë e zgjedhjeve do mbushin kutitë me vota të rreme, ka bërë që organet përgjegjëse në një varg shtetesh, nga Gana e Afrika e Jugut në Filipine, të porosisin shenja të forta sigurie.
Ndonëse dizajnet e përsosura që shquajnë në krye të fletëve stemën a emblemën shtetërore janë tejet të përhapura, ato nuk janë model i gjithmbarshëm. “Fletëvotim zyrtar, Konteja X” (Official Ballot, County X), është titulli i rëndomtë që amerikanët përdorin për të zgjedhur drejtuesit e qeverive në të gjitha nivelet. Kurse, emërtimi i vendit, United States, apo stema federale mund edhe të mos gjendet askund në fletëvotimin zakonisht bardhezi, ndërsa rrallëherë shënohet edhe shteti – Kaliforni, Teksas apo Nju Jork.
Se emri e stema e Shteteve të Bashkuara nuk ndodhen në buletine votimi, nuk përbën megjithatë anomali. Aq më pak ofron rasti amerikan mbështetje për idenë se vula apo emri i sovranit nuk janë të domosdoshëm. Duke qenë se në Amerikë qeveria federale nuk organizon vet zgjedhjet, u mbetet kryesisht 50 shteteve (dhe njësive më të vogla) që veçmas të përkujdesen për fletët e votimit. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, autoritetet federative në Moskë përdorin vulën Rossijskaja Federacija, ndërsa stema e Konfederatës Helvetike zë kokën e fletëvotimeve në Zvicrën djep të referendumeve.
Veç ligjit, edhe përvoja botërore na mëson se fletët e votimit janë në duart e organizatorit të zgjedhjeve – që ai t’i vizatojë e t’i presë si ta shohë arsyeshëm. Se përmbajtja e formati i këtij instrumenti nuk mund të jetë temë që një sovran i shëndoshë ta negociojë me të huajin armik, nuk lypë më shumë sqarim. Por, atëherë kur një qeveri pranon t’i hyjë kësaj përpjekjeje, duhet ta kujtojë se fletëvotimi nuk është thjesht një latë me emra kandidatësh: stema dhe emri i republikës tregojnë fuqishëm pavarësinë dhe tërësinë e vendit tonë.
Sa për t’ia mbushur syrin Bashkimit Evropian, Beogradi ka shmangur thirrjet që serbët e Kosovës të mos dalin në “bëzamjet” vendore këtë vjeshtë. Por, rrugën e bojkotit, shteti i Sveti Savës tani e ka shndërruar në agjendë ligjvënëse, duke u përpjekur që ecurinë zgjedhore ta fusë nën ligjet e veta. Ndërsa, duke këmbëngulur në zgjedhje “neutrale ndaj statusit”, Serbia ia del të largojë stemën kosovare nga fletëvotimet 3 nëntorit. Me të larguar shenjat e shtetit tonë, Beogradi do të arrijë që zgjedhjet dhe ngrehimet tona t’ia nënshtrojë Republikës së Serbisë.
Kjo s’është sfidë e re. Kur në vitet 1990 opozita serbe i ftoi shqiptarët e Kosovës të dilnin në zgjedhjet e RFJ-së për të votuar kundër diktatorit Sllobodan Millosheviq, mospranimi ishte i prerë. Duke u rikujtuar serbëve se Republika e Kosovës kishte shpallur pavarësinë njëherë e mirë, kryetari Ibrahim Rugova shpërfilli të gjitha fjalët – përfshirë dhe premtimin se Dardania atëbotë e pushtuar do ta gëzonte lirinë. Por, tani, gati dy dekada më vonë, është çasti për të pyetur se ç’dobi më të madhe mund të presim ne sot me këtë lëshim të madh që i bëjmë Serbisë në epokën e mëvetësisë sonë?
(Autori është kandidat për titullin Juris Doctor pranë fakultetit të drejtësisë “SMU Dedman School of Law” – Dallas, Teksas, SHBA)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës