Në fundjavë, sikur të merrej normalisht parasysh ligji natyral i etikës, shqiptari duhet të pushonte. Por, jo, edhe kjo ditë në Shqipëri është e nëmur dhe duhet t’i takojë politikanëve. Një syresh, derdhi pak orë më parë të gjithë helmin e tij ndaj kryeministrit të vendit me fjalët: Të shporrim pisanjosin nga karrigia, Rama me probleme psikike. Revolucion! Etj. Në fakt, nuk bën shumë përshtypje, sepse vetë kryeministri nga ana tjetër nuk lë kënd pa cenuar verbalisht me hokat dhe cinizmin e tij. E, sikur të mos mjaftojë kjo, logjikën e ofendimit publik e ndjek ende ish-kryeministri Berisha që në çdo moment, kur i jepet mundësia, flet për kriminelë, banditë dhe hajna në parlament.
Nuk lënë vend deputetët Balla, Braçe, Topalli, nga më aktivët e viteve të fundit sa i përket fjalorit kërcënues, por më shumë qesëndisë dhe shpotisë ndaj kundërshtarëve, që rëndom retorika u mbaron me fjalët ‘e mirësjelljes’ parlamentare shqiptare: Ik more shpifës, hajdut, kriminel! Nuk po flasim për fjalitë kinse të rëndomta tashmë në parlament “Të…robt!” etj… Të gjitha, ashtu si vinë nga tempulli ku bëhen ligjet e shtetit shqiptar të tromaksin, por më shumë të tregojnë se të gjithë reformat në vend që lidhen me dekriminalizim, dekomunistifikim janë thjesht kot dhe të pabesueshme.
Por, çfarë ka bërë kjo gjuhë sot?! Shqipëria reale në parlament i ngjan një organi që punon në regjim pushtimi, ku një palë është pala e pushtuesit dhe tjetra është e pushtuara. Dhe, i gjithë diskursi rrjedh në këtë shina. Pasojat e sotme janë katastrofike. Ato që ka deklaruar KLSH-ja, po duken si thjesht humbje make-up. I gjithë vendi duket se është i vendosur në një karusel të madh, ku njëherë shan njëra palë dhe pastaj i vjen radha tjetrës të bëjë të njëjtën.
Publiku, qoftë dhe ai që pretendon se ka një status, nuk ta përton të të thotë në fytyrë deri shprehjen “Të …robt”. Tashmë nën projeksionin e politikanëve ta thonë femrat dhe meshkujt, ta thonë bjerraditësit, ta thonë the përgjuesit e shumtë publikë, që vigjilojnë në çdo moment. Po kush vallë punon në vendin tonë? Askush nuk e di. Një gjë e dimë të gjithë. Prodhuesit e këtyre batutave na drejtojnë realisht dhe janë ata që vendosin ligjet për të menaxhuar jetën tonë.
Kjo është arsyeja që shembulli i Shqipërisë nuk i vlen për asgjë sot Kosovës, që prej vitesh nuk po e gjen dot rrugën e demokracisë edhe pse ka një busull evropiane në dorë që ia shtrëngojnë fort. Është kjo mungesë imazhi e Tiranës, që shqiptarët në Maqedoni janë përzierë turpshëm me pushtetin në kurriz të bashkatdhetarëve të tyre.
Duket se është një plagë pa shërim, por më e trishta është se nuk ka asnjë nismë apo asnjë shembull të mirë. Thjesht, një forcë politike ta ketë në kodin e saj etik të mos ofendojë. Kujtuam së përqindja e deputeteve femra do ta zbuste, por asesi edhe kjo nuk funksionoi. Zëri i tyre humbet, anipse ato shpesh janë protagoniste, e në fund edhe ato e kanë të pamundur të ulin gjakrat e kokorroçëve shqiptarë, që na e kanë bërë ditën e enjte, një ditë argëtimi të zi publik.
Në fund të ditës së zakonshme, kur të gjitha shuhen kupton se edhe ti je i sëmurë dhe se ti padashur, po ta mendosh mirë, diku do ta kesh fyer një njeri të dashur, mbase një qenie të pambrojtur, duke përdorur leksik të fjalorit të politikanit shqiptar. Dhe, nuk ke faj, as ti, jeton në Shqipërinë e luftës verbale, ku të gjithë janë të lirë të shajnë dhe askushi të punojë. Po vallë ku po shkojmë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës