LAJMI I FUNDIT:

Fiona McIlwham: Politikanët të mbështesin lirinë e medias

Fiona McIlwham: Politikanët të mbështesin lirinë e medias

Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, i bëri thirrje të martën politikanëve dhe grupeve të interesit për të mbështetur lirinë e medias në vend, ndersa gazetarët dhe redaktorët të raportojnë periudhën e zgjedhjeve ndershmërisht.

"Në Shqipëri, prioritetet e Britanisë së Madhe janë për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, dhe sundimin e ligjit. Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion”, tha ajo.

Ambasadorja britanike theksoi se profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. “Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore", tha Fiona Mcllwham. /Telegrafi/