Duket se ka ardhur momenti i finales në Siri. Bashar al-Assad po e merr situatën nën kontroll. Me ndihmën ruse, me ndihmën masive të aviacionit luftarak rus. Dhe, ndoshta edhe me mbështetje masive logjistike dhe teknike për ushtrinë siriane në tokë. Lufta për Aleppon ka karakterin e një beteje vendimtare. Nëse trupat e Assadit e rimarrin qytetin në dorën e tyre – atëherë despoti sirian ka fituar më shumë se një betejë. Ai do të kthehej sërish në faktor sundues në Sirinë e ndezur në flakë dhe në shpërbërje e sipër.
Nga ana tjetër: Siria është që tani gati një nocion gjeografik. Një mozaik i përbërë nga rajone, territore, fshatra, qytete, në të cilat herë sundon qeveria siriane, herë forcat opozitare, nganjëherë bandat vrasëse të Frontit Al-Nusra apo të të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Njerëzit, qytetarët sirianë kanë vetëm një rol në këtë luftë të përgjakshme: Të jenë viktima. Jeta e tyre nuk llogaritet.
Assad është rikthyer si faktor në sajë të rusëve. Ata e kanë shfrytëzuar vakumin e pushtetit. Putini ndërhyri me vendosmëri. Një qëllim i tij: Ruajtja e pushtetit të Assadit. Këtij qëllimi i nënshtrohet aktualisht çdo veprim i rusëve. Vetëm kështu mund të shpjegohet vendosmëria ushtarake e rusëve – pa asnjë hezitim. Qëllimi tjetër: Stabiliteti në këtë rajon – edhe nëse kemi të bëjmë me një autokraci. Askush nuk flet më për pranverën arabe, ose për idenë e një demokracie arabe. Kjo ëndërr është lënë mënjanë siç lihen iluzionet. Nëse një Siri e depërtuar nga plumbat mund të jetë një faktor stabiliteti, për këtë nuk ekziston ende një përgjigje.
I gjithë Perëndimi, me në krye Shtetet e Bashkuara, pra Barack Obaman, e ndjekin këtë gjendje me duar të lidhura. Ata e dinë se një intervenim ushtarak nuk sjell asgjë dhe mbart rrezikun e një shkallëzimi edhe më të tmerrshëm të situatës me më shumë palë të përfshira. Cilin krah do të merrnin trupat perëndimore?
Prandaj, politikanët janë të vendosur për bisedimet e paqes në Gjenevë – edhe pse ato do të fillojnë vetëm në fund të shkurtit. Perëndimi shpreson në një zgjidhje në tryezën e bisedimeve, në një kohë që në terren në Siri po krijohen fakte. Pyetja themelore që shtrohet është: Kush do të duhet ta qeverisë Sirinë pas arritjes së një marrëveshjeje të paqes? Një opozitë që ka shumë pak përkrahës? Assadi mbështetur nga bajonetat e rusëve? Apo ta themi hapur – xhihadistët islamistë? Dhe tjetra a do të mund të kemi një Siri si para vitit 2011?
Mungesa e strategjisë së perëndimit ka krijuar në fakt këtë vakum pushtetit, në të cilin mundën të hyjnë si milicët terroristë ashtu edhe Putini. Mbetet kështu një luftë e të tretëve dhe me këtë e dy fuqive rajonale, Arabisë Saudite dhe Iranit. Në Riad me sa duket janë kuptuar shenjat e kohës. Me qëndrime ngurruese, gati të trembura nuk ecet përpara. SHBA do ta mbështesë, në fakt do ta mbajë mbretërinë vetëm me kusht. Pra duhet gjetur forca tek vetja dhe Arabia Saudite ndërkohë po ofron mundësinë e trupave tokësore kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Një transformim gati revolucionar i mendësisë së mbretërisë – i lindur nga frika e fundit. Triumfuesi i vërtetë i kësaj loje vrasëse pushteti është në fakt Irani. Sepse Irani për shkak të luftës në Siri edhe pas saj synon të jetë fuqia sunduese rajonale e Lindjes së Afërt. Jeruzalemi është i shqetësuar për këtë. Loja finale për Sirinë ka filluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës