LAJMI I FUNDIT:

Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Femrat gjykohen nga kilogramët e tepërt

Nëse vëreni se një femër tjetër është duke ju kontrolluar nga larg, ajo nuk shikon figurën tuaj të plotë, sepse gjëja e parë që vërehet te një femër është sasia e kilogramëve – ka bërë të ditur studimi britanik i bërë në 2.000 femra të moshave prej 18 deri në 45 vjet.

Tetë nga dhjetë femra kanë pranuar se e gjykojnë një femër tjetër gjatë takimit të parë, edhe pse gjashtë prej tyre kanë deklaruar se nuk e kanë pasur një qëllim të tillë. Derisa 54% e femrave më parë shikon se a ka “kjo tjetra” më shumë dhjamë rreth belit se vetë ajo, 45% kontrollon nëse tjetra ka përdorur tepër grim. Katër nga dhjetë gra analizojnë stilin e modës, ndërsa numri i njëjtë shikon flokët dhe buzëqeshjen e femrës tjetër. Një e treta kontrollon kualitetin e flokëve, derisa 28% kontrollojnë mos femrat e tjera e kanë tepruar me rrezitje artificiale.

Çdo e gjashta femër do ta kontrollojë edhe mashkullin me të cilin është duke shëtitur “rivalja”, ndërsa numri i njëjtë do të kontrollojë edhe tatuazhet e saj. Mendimin mbi kalimtaren 56% e femrave e ka krijuar vetëm për 20 sekonda, ndërsa nëntë prej dhjetë grave kanë qenë plotësisht të vetëdijshme se femrat e tjera i kontrollojnë dhe vlerësojnë ato. /Telegrafi/