LAJMI I FUNDIT:

Femrat e urrejnë shopingun?!

Femrat e urrejnë shopingun?!

Një lajm i mirë për të gjithë meshkujt që presin përpara kabinave të zhveshjes- rreth gjysmës së femrave nuk u pëlqen që të blejnë tesha.

Ato mërziten nga fakti se duhet të kërkojnë veshjen ideale, pastaj urrejnë të zhvishen dhe të kërkojnë madhësinë që u nevojitet.

Një hulumtim i realizuar nga “Mintel” ka zbuluar të vërtetën shokuese: 44 për qind e femrave e urrejnë shopingun.

Përveç veshjes, zhveshjes, kërkimit të numrit të madhësisë së përshtatshme etj., femrat e urrejnë edhe faktin se shumica e rrobave janë të dedikuara vetëm për moshat e reja.


Prandaj, 27 për qind e të anketuarave janë ankuar se nuk mund të gjejnë një butik, që shet veshje moderne dhe trendi edhe për femrat që nuk janë në moshë të re. /Telegrafi/