LAJMI I FUNDIT:

Femrat duhet të lirohen nga koncepti i “lëmoshës”

Femrat duhet të lirohen nga koncepti i “lëmoshës”

Ka qarkulluar gjatë viteve të fundit një sintagmë se shoqëria duhet të lirohet nga koncepti i “robit”. Koncepti filozofik i lirimit nga filozofia e robit, ose thënë ndryshe për të avancuar shprehjen e lire të mendimit, natyrisht se ka qenë pasojë e sistemeve diktatoriale që kishin ndrydhur shprehjen e mendimit të lirë duke e sanksionuar me delikt verbal.

Por, fryma e demokracisë dhe lirimi, prishja e këtyre sistemeve diktatoriale në shoqëri ka lënë pasojat e tyre në shumë fusha te jetës.

Në tranzicion të futjes së shoqërisë në demokraci liberale dhe qytetare, emancipimi i femrës ka pasur një rol të rëndësishëm. Pothuaj të gjitha përpjekjet e para kanë çuar investimet në shoqërinë civile kah pjesëmarrja e grave në vendim marrje dhe emancipimin e saj politik që të jetë zëri i vetvetës dhe zë i lirë nga stigmat e shoqërisë komuniste.


Femra ka qenë target për të pasur një demokraci funksionale dhe përfaqësuese dhe varësisht nga vendet dhe emancipimi i shoqërisë, ajo është sfiduar të ketë rol të ri në shoqëri.

Kosova, një tregim në vete i shoqërisë komuniste dhe një sistemi pushtues, emancipimin e femrës e vlerësoj ta ketë pasur të stigmatizuar dy herë më shumë.

Femra shqiptare në Kosovë, e ndrydhur sa nga problemet e traditës dhe elementeve reaksionare, aq edhe nga problemet diskriminuese të pushtetit, vazhdon të ketë vragat e ecjes së saj të pavarur.

Përkundër një armate të tërë të femrave të shkolluara, bartëse të institucioneve, të pedagogeve në fakultete dhe shumë të suksesshme edhe në botën e biznesit, në sport dhe fusha të tjera, roli i saj në shoqërinë kosovare është ende larg vendit të saj të merituar.

Është koha e një shpërthimi të madh. Femra shqiptare në Kosovë duhet të lirohet nga koncepti i kërkimit të “lëmoshës”. Askush nuk fal sukseset, por ato duhet të meritohen, të merren me force, këmbëngulje dhe përkushtim.

Ngre zërin fuqishëm, dhe bart si lutje të botës të gjithë atyre femrave që kanë vlera të mirëfillta, të kontribuojnë që emancipimi te simotrat tona të arrijë në atë shkallë të lirisë, të dëshmimit se femra din dhe mundet të arrijë synimet e saja pa përkrahjen në formë të lëmoshës nga burrat dhe nga sanksionimet e normave ligjore.

Ne femrat duhet të jemi ato, të dëshmojmë, të pranojmë luftën e barabartë, të pranimit të barazisë fizike dhe intelektuale me botën mashkullore dhe në kushte të barabarta të arrijmë fitoren në garën dhe sfidat e jetës.

Ka shembuj në Kosovë të femrave që fituan meshkujt me vota, ndryshe nga sanksionimi me 30 për qind. Ka femra të cilat kanë dëshmuar se nuk ka pengesë që ndalë sukseset e tyre. Ka femra që vazhdimisht dëshmojnë fuqinë e tyre. Andaj, është koha për të gjitha femrat të lirohen nga lëmosha e kërkimit të suksesit.

Mjaft kemi trokitur në dyer, është koha të kërcasin portat nga zëri i fuqishëm i femrave, apo jo!? Fitorja e femrës është e sigurt dhe mjafton të ketë vetëm mbështetjen e femrave. Tekefundit gjysma e shoqërisë sonë, nëse jo më shumë, është me femra! Unë kisha mbështetjen e femrës së Gjilanit dhe sfidova të gjithë meshkujt!

(Autorja është Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe Kryesuese e Kolegjiumit të Kryesuesve të Ansambleve Komunale të Kosovës)

Në trend

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Kalo në kategori