LAJMI I FUNDIT:

Femrat ankohen ndaj meshkujve 7.920 minuta në vit

Femrat ankohen ndaj meshkujve 7.920 minuta në vit

Femrat kalojnë 7.920 minuta në vit duke u ‘murmuritur’ burrave të tyre, edhe atë për shkak të punëve shtëpiake, pirjes dhe shëndetit.

Siç duket, femrave u pëlqen që ‘t’u bien në qafë’ partnerëve të tyre, ashtu që ato shpenzojnë 7.920 minuta në vit, gjegjësisht dy orë e gjysmë çdo javë apo 11 orë në muaj duke u shfryrë mbi partnerin- tregon studimi ku janë përfshirë 3.000 njerëz.

Numri më i madh i femrave ankohen ndaj partnerit për mosbashkëpunimin në punët e shtëpisë. Pastaj pasojnë murmuritjet për daljet dhe pirjet, dhe në rend të tretë vjen grindja për mosshkuarjen e mashkullit te mjeku.

Hulumtimi ka treguar se shumica e femrave nuk turpërohen nga grindja, derisa 87% e femrave pranojnë se e shfrytëzojnë këtë metodë për ta bindur partnerin që ta bëjë atë që duhet.


Është interesante se shumica e meshkujve, rreth 83%, thonë se femrat gjithmonë kanë të drejtë kur ankohen. /Telegrafi/