Edhe pse meshkujt ankohen më shumë kur kanë të ftohtë, duket se janë femrat ato që dinë të ankohen më mirë për shëndetin e tyre.
Kur bëhet fjalë për shëndetin, një analizë e re tregon se femrat kanë më shumë frikë nga sëmundjet në raport me meshkujt, ashtu që gjinia e butë është më pak e rrezikuar nga vdekja prej shëndetit të lig, pasi që i kushtojnë vëmendje vetes me kohë.
Në bazë të të dhënave të një studimi britanik, si pasojë e ankesave të shpeshta dhe shqetësimit për shëndetin, femrat më shpesh kërkojnë ndihmën e mjekut. Kjo sjelle ka ndikuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë (para kohe) te femrat.
Ekspertët kanë studiuar 750.000 njerëz (femra dhe meshkuj), ndërsa kanë zbuluar se femrat shumë më shpesh thonë se janë të sëmura dhe kështu më shpesh e vizitojnë mjekun.
Janë zbuluar edhe grupe të njerëzve (femra dhe meshkuj) të cilët ndihen keq me shëndet, mirëpo rrallë kërkojnë ndihmën e mjekut. Në këtë grup përfshihen të vetmuarit, të shkurorëzuarit dhe ata të cilët jetojnë të ndarë nga partneri.
Në ndërkohë, ky studim plotëson studimet e mëparshme të cilat kanë zbuluar se meshkujt e kalojnë me vështirësi ftohjen dhe gripin, teksa nuk shqetësohen për problemet tjera shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri