Kur është fjala për seksin, problemi është te meshkujt, sepse ata as që dëshirojnë por as që kanë durim të mjaftueshëm që ndaj secilës femër, varësisht nga karakteri i saj, të sillen në mënyrë të posaçme. Aq më tepër, meshkujt janë të prirë që të gjitha femrat t'i vendosin në dy grupe: ato të cilat e duan seksin dhe ato të cilat nuk e duan. Mirëpo, kjo nuk është e saktë. Shumica e femrave nuk e refuzojnë seksin, por i refuzojnë meshkujt që nuk dinë t'u ofrohen.
Mosnjohja e teknikës së dashurisë prish edhe situatat më ideale. Disa meshkuj fare nuk e përfillin paralojën e dashurisë, ndërkaq disa të tjerë nuk kanë haber për zonat erogjene të trupit të femrës, të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në kontaktet seksuale.
Pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës ndaj nxitjeve erotike janë sisët, qafa, pjesët e brendshme të kofshëve dhe organet gjenitale.
Mirëpo, disa femra më shumë i eksiton puthja e butë të cilën e ndjejnë me pjesën e brendshme të muskujve apo miklimet e buta të flokëve, ndërkaq pothuajse secila femër i do puthjet dhe përqafimet e buta, para se të shkrehet tërësisht në dashurinë fizike.
Në një anketë vajzat e moshave të ndryshme i kanë dhënë shumë përgjigje interesante pyetjes se çfarë i eksiton më së shumti.
– Pa paralojën e dashurisë nuk mund të paramendoj marrëdhënien intime – ka thënë njëra ndër vajzat e anketuara.
– I dua puthjet në gojë – ka deklaruar një tjetër – mirëpo më së shumti më eksitojnë puthjet në sisë.
– Dëshiroj që i dashuri im të më puth nëpër tërë trupin – përgjigjet një vajzë tjetër.
Lirimi nga traumat
Është interesant rasti i një djaloshi 27-vjeçar, i cili ka njohur një vajzë 24-vjeçare, të bukur, sharmante dhe joshëse. Pas një mbrëmjeje shumë të këndshme vajza ka pranuar që ta dërgojë në shtëpi dhe as që ka tentuar që ta puth.
Ka kërkuar që të takohet me të dhe duke e kthyer në shtëpi i ka propozuar që të ndalen në një rrugë ku nuk ka pasur kalimtarë. Nuk ka kundërshtuar. Janë puthur disa herë. Mirëpo kur ai ia ka vënë dorën në gjunjë, ajo është trembur shumë dhe e hidhëruar ka kërkuar që ta dërgonte në shtëpi…
Edhe gjatë tri takimeve të tjera kanë ndodhur skena të njëjta. Sapo ai ka provuar diç më tepër se puthjet, ajo e ka ndërprerë lojën. Atëherë ai ka vendosur të ndryshojë taktikën. Një të shtunë e ka ftuar me telefon dhe i ka propozuar që të shkojnë së bashku në një vikend.
Dita e bukur dhe me diell ka ndikuar shumë në disponimin e vajzës së bukur. Ai sërish tenton që ta përkëdhelë pak më shlirshëm, mirëpo edhe këtë radhë ajo sërish refuzon. Dhe, ai kalon në metodën të cilën tashmë e kishte paramenduar. Filloi t’i pëshpëritë në vesh dhe njëkohësisht ta miklonte dhe ta puthte në qafë dhe përreth veshëve. Ajo ngadalë i dorëzohej…
Vajza e bukur kontaktin e parë seksual e ka pasur derisa shkonte në gjimnaz, madje me një futbollist të shkollës. Atëbotë ai kishte qenë i vrazhdë, pothuajse kishte dashur ta dhunonte. Që atëherë, kurdo që ndonjë mashkull ka tentuar diç më tepër se puthja, asaj i është rikujtuar ajo përvojë e hidhur dhe nga frika gjithnjë është shtanguar.
– Nuk e di se sa ka vazhduar kjo situatë, mirëpo menjëherë kam ndier se si trupi po i shlirohej – tregon ai.
Kur ia kam vënë dorën në sisë, vetëm ka lëshuar një ofshamë të lehtë. Pas atij çasti ajo më ka përqafuar fuqishëm pa kurrfarë frike. Kemi kaluar çaste të mrekullueshme. Më vonë kemi vendosur që të martohemi.
Domethënë, vajza nuk ka qenë frigjide, por viktimë e traumës, të shkaktuar nga teknika e gabuar e mashkullit, me të cilin për herë të parë është takuar. Kur ai e ka mësuar se çarë kënaqësie i ofron paraloja, madje edhe ajo e parëndomtë, atëherë ajo i ka mposhtur edhe frikën, edhe paragjykimet.
Rregullat e lojës për meshkujt
“Receta” të sigurta për joshjen e femrës nuk ka, sepse secila femër është personalitet në vete me karakteristikat, shprehitë dhe dëshirat e veta.
Seksologët, megjithatë, kanë evidencuar disa ligjshmëri dhe kanë përcaktuar “rregullat” më të rëndësishme për atë se çarë duhet të ketë parasysh mashkulli kur dëshiron t’i qaset femrës:
– Femra kënaqet në paralojën e dashurisë.
– Femra nuk i do meshkujt të cilët teknikës së dashurisë u qasen sipërfaqësisht, me rutinë dhe shablonizuese.
– Femra ka dëshirë të flakët që të jetë e respektuar dhe e dashuruar si personalitet i plotë, e jo vetëm për shkak të trupit të saj.
– Femra e do mashkullin temperament, por jo edhe të vrazhdë.
– Femra kërkon që mashkulli t’i vardiset para se ajo t’i thotë “po”.
– Femra nuk i do lajkat e tepërta, të cilat tingëllojnë banale dhe rrena të kullura.
– Femra kërkon që të jetë e dashuruar edhe pas dashurisë seksuale, mu ashti si ka qenë e dashuruar edhe para aktit seksual.
Edhe një këshillë për meshkujt:
– Provoni të depërtoni sa më thellë në psiken e secilës femër, luani edhe në këtë letër, bisedoni për të, bëni çmos që femra në ju të shohë se po interesoheni për të.
Në qoftë se do të keni sukses, për ju nuk do të ketë kurrfarë pengesash.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje