LAJMI I FUNDIT:

Femra më seksi në botë- tepër e hollë?

Femra më seksi në botë- tepër e hollë?

Rosie Huntington-Whiteley ishte mysafire në emisionin e David Letterman për të promovuar vazhdimin e ri “Transformers: Dark ff the Moon”, në të cilin ajo luan rolin kryesor. Me pantallona ngjyrë bezhi me mes të lartë dhe me veshje të sipërme të ndritshme e çelur në shpinë- femra më seksi në botë tregoi se megjithatë është tepër e hollë.

Bukuroshja e cila ka zënë vendin e parë në listën e femrave më joshëse në botë dhe është njëkohësit njëra nga engjëjt më të famshëm të Victoria’s Secret, gjatë një bisede për revistën britanike “Elle” ka pranuar se në fillet e karrierës së saj shumë agjentë i kishin thënë se ka peshë të tepërt.

Ndërsa sot, në moshë 24-vjeçare, ajo është e lumtur me dukjen e saj, mirëpo pantallonat nga koleksioni i Michael Kors për sezonin vjeshtë/dimër 2011, kanë zbuluar se asaj do t’i hynte në punë ndonjë kilogram më shumë. /Telegrafi/