LAJMI I FUNDIT:

Femra e emancipuar, shoqëria e shëndoshë

Të gjitha organizimet shoqërore, duke filluar nga më themeloret dhe me të voglat e deri tek shteti si organizim kulmor shoqëror, kanë si model familjen. E, duke qene se në një familje shtylla kryesore e saj është femra (nëna), atëherë mund të konkludojmë se edhe në organizatat tjera, siç është shteti, femra është shtylla kryesore .

Në një shoqëri ku femra nuk është e barabartë me mashkullin, në të gjitha poret e jetës; ku femra nuk gëzon të drejtën e shkollimit, apo nuk i mundësohet ajo; një shoqëri ku femrës i imponohet mënyra e tl jetuarit, mënyra e veshjes, daljes, qëndrimit dhe shprehjes se mendimit të lirë; një shoqëri ku femra nuk është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë në jetën shoqërore, nga arsimimi i brezave e gjerë në udhëheqjen e shtetit… nuk mund se është shoqëri apo shtet demokratik e i suksesshëm.

Kombi shqiptar historikisht ka pasë ngecje në emancipimin dhe integrimin e femrës në shoqër. Mirëpo, në dekadat e fundit, lirisht mund të thuhet se janë bërë përparime të kënaqshme në këtë drejtim, por jo edhe të mjaftueshme. Tani nuk qëndron fakti qe femra është e penguar nga ndikimi mashkullor, por ka ende deficit, sidomos sa i përket gjeneratave të vjetra dhe asaj të mesme.


Duke qenë se femra është shtylla e familjes dhe ajo është ekskluzivisht faktori kyç i edukimit të fëmijëve, atëherë është më se e rëndësishme që ajo të jetë e shkolluar dhe që të jetë një shembull i mirë dhe me kompetencë ndaj fëmijëve të vet në radhë të parë dhe ndaj shoqërisë në tërësi.

Tani më kemi shembuj të mjaftueshëm në shoqëri për femra të suksesshme dhe të zonjat, si ne arsim, politikë, ashtu edhe në sferën e biznesit. Madje, nga femrat kemi edhe shembuj shumë të mirë të bashkëpunimit, siç janë rastet e organizimeve dhe iniciativave të ndryshme nga gratë politikane, të cilat dinë dhe duan t’i eliminojnë ndasitë ideologjike partiake në dobi të shoqërisë dhe të së mirës së e përgjithshme.

Prandaj, është e nevojshme që shoqëria të sensibilizohet në edukimin masiv të femrës, emancipimit dhe integrimit të plotë të saj në shoqëri. Kjo duhet të mbështetët nga të dy gjinitë, por posaçërisht nga gjinia femërore, nga gratë të cilat tashme janë të suksesshme, në mënyrë që femra ta gëzojë vendin e merituar në shoqëri, që të mos bëhet vegël e kalkulimeve përmes kuotave, por të luftojë me të gjitha mjetet demokratike që të jetë e barabartë në përfaqësim.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori