LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët, mungesa e gjumit dhe mbipesha

Fëmijët, mungesa e gjumit dhe mbipesha

Një studim i ri i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se mungesa e gjumit te fëmijët është faktor i rrezikut për paraqitjen e mbipeshës.

Shkencëtarët nga Children’s Research Institute në Seattle thonë se të dhënat e grumbulluara nga 723 participantë me moshë mesatare 14.7 vjeç, sugjerojnë se efekti negativ i mungesës së gjumit është më i shprehur te djemtë dhe fëmijët vegjël.

Ndërkohë, te vajzat efekt më të dukshëm negativ kishte pasur mungesa e gjumit përgjatë vikendit.

Mungesa e gjumit dhe rritja e indeksit të masës trupore, njëherit ishte shoqëruar edhe me paraqitjen e sasisë më të madhe të indit dhjamor. /Telegrafi/