Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë?…
Kushtetuta e shtetit unitar të Maqedonisë pasqyron në mënyrë më besnike ambalazhin e produkteve që zihen në kuzhinën antishqiptare të Shkupit. Opinioni publik, që përcjell me shqetësime të mëdha tensionet e vazhdueshme ndëretnike që gjeneron kjo kuzhinë, ka hapur debatin rreth domosdoshmërisë së ndryshimeve të Kushtetutës.
Përballë kësaj domosdoshmërie, si domosdoshmëri e kohës për të ndërprerë degradimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike, ruajtësit e status quo-së, valëvisin flamurin ideologjik të unitarizmit të kamufluar me sintagmën se gjoja «nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike».
Kjo sintagmë u përsërit me cinizëm të paparë edhe nga përfaqësues të lartë të BDI-së në debatin e organizuar nga Alsat-M lidhur me temën «Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë?…».
Për ata që shtiren se nuk e dinë po ua rikujtojmë se etnitë nuk jetojnë në qiell por janë të vendosura në tokë ! Në territore të caktuara!
Sintagma unitariste që pretendon se «nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike» fsheh qëllimin e vetëm që territori i shtetit të jetë territor në shërbim ekskluziv të një etnie. Në rastin e Maqedonisë, kjo sintagmë tenton të maskojë realitetin se ky territor shtetëror me pasuritë e veta dhe njerëzit që jetojnë në te duhet të vihen në shërbim të atyre që identifikohen si maqedonas!
Kjo formë e funksionimit të shtetit është forma më e keqe e organizimit të shoqërive shumë etnike. Ajo nuk përmban në vete asnjë dëshirë të jetës së përbashkët. Përkundrazi, ajo shtrihet në logjikën e luftës për dominim politik, ekonomik e kulturor dhe si e tillë çon në mënyrë të pashmangshme në tensione dhe konflikte ndëretnike.
Tensionet vijnë si rezultat i mosrespektimit të kompleksitetit shoqëror dhe ekskuluzivitetit të një etnie ndaj etnive tjera.
Shkurt, sovranitetit nga lartë-poshtë është burim i konflikteve të vazhdueshme ndëretnike!
Nga ana tjetër kemi filozofinë politike të organizimit shoqëror qe bazohet në sovranitetin nga poshtë – lartë.
Ky sovranitet nga poshtë – lartë mund të merr formën e konfederatës apo federatës, mund të shprehet me njësi autonome (krahinave, kantoneve apo strukturave tjera) si ndërmjetësuese përmes të cilave sigurohet funksionimi demokratik i shoqërisë shumë etnike.
Sovranitet nga poshtë – lartë paraqet formën politike ku komunitetet e ndryshme që nuk kanë as gjuhë, as fe, e as tradita të përbashkëta mund të bashkëjetojnë në harmoni. Është sinonim i dialogut dhe vlerave të përbashkëta ku mirëkuptimi, këmbimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshëm përbëjnë objektivat madhore të bashkëjetesës paqësore. Është organizimi politik ku harmonia e pjesëve nuk shihet si konkurrente, por si plotësuese për t’i dhënë kuptim tërësisë.
Aplikimi i kësaj filozofie politike ka bërë që demokracitë perëndimore të kenë epërsinë e pakontestueshme në raport me shtetet unitare dhe të ngadhënjejnë në përmasa botërore përballë totalitarizmit.
Sot, pas përvojave disa shekujsh të organizimit federativ, askush nuk mund të kontestojë efikasitetin e federalizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, Zvicër, Belgjikë dhe shtetet e shumta të demokracive në botë.
Madje edhe shtetet që i afrohen më së shumti përbërjes monoetnike të popullsisë, si Gjermania dhe Austria, kanë zgjedhur modelin federativ si model më efikas.
Domosdoshmëria e tejkalimit të formës unitare të shtetit të Maqedonisë bëhet edhe më urgjente kur dihet fakti se edhe shtetet që janë themeluar mbi modelin e filozofisë jakobiniste janë shumë më të decentralizuara se Maqedonia.
Kur Gjermania si shtet, popullsia e së cilës ka një gjuhë dhe një fe, aplikon sistemin federativ të organizimit politik atëherë pse Maqedonia, në të cilën dy kombet numerikisht më të mëdha (maqedonasit dhe shqiptarët) nuk kanë as gjuhë, as fe dhe as kulturë të përbashkët duhet të funksionoj si shtet unitar ?
“Argumentet” se gjoja ndërkombëtarët sugjerojnë këtë model të organizimit politik për Maqedoninë janë banale dhe ironike në të njëjtën kohë.
Cili “ndërkombëtarë” që vjen nga shtetet e demokracive perëndimore, i lindur dhe i edukuar në frymën e tolerancës dhe respektit të diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar do të na sugjeronte modelin e organizimit politik që gjeneron tensione dhe konflikte të vazhdueshme.
Nëse qëndrimet e “ndërkombëtarëve” që kanë lindur dhe janë edukuar në frymën e despotizmit tentoni t’i përgjithësoni atëherë kjo është e qartë se e bëni në funksion të ruajtjes së status quo-së.
Federatat demokratike mbijetuan shekujt dhe dëshmuan efikasitet të madh me organizimin politik në interes të diversitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar.
Diktaturat, qofshin edhe në formë federate të tipit sovjetik apo jugosllav, përfunduan me shpartallime.
Shpartallimi i Federatës jugosllave është shumë i freskët siç janë të freskëta edhe qëndrimet e të gjitha atyre që nuk pranonin të ndryshonin Kushtetutën dhe t’i trajtonin shqiptarët e Kosovës si të barabartë.
Ithtarët e ruajtjes së status quo-së të asaj kohe mund të shkojnë nëpër arkiva shtetëror apo biblioteka dhe me nostalgji të lexojnë atë Kushtetutë. Kosova është shtet i pavarur dhe popujt tjerë nuk pranuan të jetojnë nën diktatin e Beogradit.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Maqedoni. Populli shqiptar nuk do të pranojë të jetojë nën diktaturë, qofshin ato edhe «diktatura multietnike» të unitarizmit maqedonas!
(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës