Ka disa gjëra që nuk duhen injoruar, sidomos nga ato që dëshirojnë një jetë erotike të kënaqshme.
Nuk mjafton të eksperimentoni pozicione apo “lojëra” të veçanta, por në të vërtetë duhet pak fantazi dhe paturpësi për të gjallëruar momentet e dashurisë! Ja sugjerimet tona për të gjithë ata, ose ato që i kanë kaluar të tridhjetat!
Bëni dashuri në natyrë
Kryerja e marrëdhënieve seksuale në natyrë është e mrekullueshme, por sa keq që me kalimin e viteve shtrati është kthyer si vendi më i mirë për këtë gjë! Nëse keni kaluar të tridhjetat, është rasti që t’u ktheheni kohëve të bukura të adoleshencës, për të rizbuluar kënaqësinë e takimit poshtë një batanijeje, duke parë yjet.
Frymëzohuni nga filmat erotikë
Zakonisht janë meshkujt ata të cilët “nxehen” nga videot erotike, por edhe femrat mund të frymëzohen nga po e njëjta gjë! Ndaj “hidhini poshtë” tabutë, skrupujt, dhe moralin…doni apo jo një jetë erotike të kënaqshme?! Që nga nesër, videoteka juaj do të pësojë ndryshime të dukshme!
Praktikoni situata pikante
Të imagjinoni dhe të praktikoni situata pikante, nuk është aspak keq! Do të jetë argëtuese nëse do të interpretoni personazhet mitike dhe të përrallave, duke u frymëzuar për shembull nga “Kësulëkuqja dhe Ujku i Keq”! Kjo mënyrë është një “çelës” i vërtetë për një marrëdhënie seksuale të mrekullueshme!
Eksploroni pikën B
Pak rëndësi ka se kë pikë B (të pasmet) do të eksploroni(të tijën-sajën), mjafton ta bëni! Edhe pse femrat në përgjithësi nuk e pëlqejnë edhe aq shumë këtë praktikë, me pak durim mund të ndryshojnë ide!
Çlirojeni fantazinë
Tradhtia nuk ka asnjë lidhje me fantazinë! Edhe pse jeni çift, herë pas here do të bënit mirë të çliroheshit nga jeta juaj reale, duke ndarë së bashku një histori pasionante “imagjinare”, duke u shtirur si të panjohur! Filloni nga fillimi, pse jo!
Jini të drejtpërdrejtë
Është e kotë që t’i “bini rrotull”, nuk jeni më një vajzë pa eksperiencë! Thojeni pa turp atë që ju pëlqen; plotësimi i dëshirave tuaja do të jetë me siguri një lumturi më vete. Për shembull; hungërimat nuk duhet të jenë më një “imponim”, nëse nuk ju pëlqejnë, ose e kundërta!
Praktikoni seksin e shpejtë
Ndonjëherë, “shpejtësia” i bën mirë shëndetit! Ky sugjerim nuk vlen vetëm për beqarët, por edhe për ata që jetojnë lumturisht një jetë në çift. Argëtimi me partnerin është gjithmonë një nga mënyrat më të mira për të rindezur dëshirën seksuale.
Shihuni në sy, ndërsa bëni dashuri
Të shihni njëri-tjetrin ndërkohë që bëni dashuri, është me të vërtetë një gjë shumë eksituese, por sa keq që femrat më së shumti preferojnë dritat e fikura! Mos kini droje, sepse gjatë intimitetit, meshkujt nuk i vënë re defektet fizike, por thjesht shijojnë momentin në maksimum. Imitojini ata të paktën për një herë të vetme!
Merrni iniciativën
Marrja e iniciativës mund të jetë shumë argëtuese, sidomos me partnerin e përhershëm! Meshkujt në fakt adhurojnë të jenë dominantë poshtë çarçafëve, por gjithsesi, ndonjëherë jepini jetë panterës seksi që është brenda jush!
Bëni dashuri në mënyra të ndryshme
Është një këshillë mjaft e vlefshme për t’u marrë në konsideratë! Sepse praktikimi i tre ose më pak pozicioneve në shtrat, e bën marrëdhënien monotone. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dilni jashtë rregullave, duke eksperimentuar pozicione të ndryshme të Kamasutrës, duke e bërë në makinë, mbi lavatriçe, apo në çdo vend tjetër ku ju çon fantazia! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos