Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ende nuk i ka grumbulluar të dhënat se sa është konsumi i përgjithshëm i ekonomive familjare në vend, por nga trendet e viteve të kaluara mund të priten rezultate të ngjashme. Sipas këtyre trendeve, konsumi i një ekonomie familjare në vit është diku mbi 7.600 euro, kurse konsumi i përgjithshëm i familjeve në gjithë Kosovën sillet rreth 2.5 miliardë euro.
Drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në ASK Bashkim Bellaqa, në një intervistën për KosovaPress thotë se ky institucion ka arritur t’i përfshijë të dhënat për konsumin familjar deri në muajin tetor të vitit 2015, ndërsa do ta bëjnë publik këtë numër pasi t’i kenë të dhënat e krejt vitit. “Për vitin 2015 ende nuk kemi të dhëna, sepse është aspekti metodologjik se brenda 12 muajve duhet të grumbullohen të dhënat. Tash jemi në muajin tetor duke i përfshirë të dhënat dhe për çdo muaj anketa zhvillohet nga 200 ekonomi familjare në terren, dhe pasi t’i kemi të gjitha të dhënat për krejt vitin, pastaj këto të dhëna përveç që iu nënshtrohen një kontrolli logjik dhe profesional, bëhet edhe kodimi i tyre”, tha Bellaqa.
Sa i përket vitit 2014, konsumi i përgjithshëm i ekonomive familjare në Kosovë ka qenë 2 miliardë e 472 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare konsumi ka qenë 7 mijë e 611 euro. Nga kjo vërehet se ka pasur rënie të lehtë prej 0,18 për qind në krahasim me vitin 2013, ku ka qenë 7 mijë e 625 euro.
Kjo rënie e lehtë e ekonomive familjare është bërë paralelisht si në vendbanimet urbane, ashtu dhe në ato rurale.
Sa i përket konsumit të përgjithshëm në Kosovë, sipas Bellaqës, në vitin 2014 ka pasur rritje prej 3.7% krahasuar me vitin 2013, ku konsumi i përgjithshëm ka qenë 2 miliardë e 382 milionë euro. “Sipas rezultateve të fundit të vitit 2014, konsumi i përgjithshëm i ekonomive familjare ka qenë 2 miliardë e 472 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare konsumi ka qenë 7 mijë e 611 euro. Si dhe për kokë banori 1 mijë e 386 euro. Nëse i krahasojmë me vitin 2013 konsumi i përgjithshëm në Kosovë ka pasur rritje për 3.7%, ndërsa konsumi për kokë banori ka pasur rënie për 1.1%, si dhe konsumi për ekonomi familjare ka pasur rënie për 0.18 %”, tha Bellaqa.
Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2014, sipas tij, është shpenzuar në ushqim. “Përqindja më e madhe e konsumit të ekonomive familjare është orientuar te ushqimi, apo 44 %, ndërsa pjesa tjetër, apo përqindja më e madhe është tek banimi 28 %. Megjithatë, konsumi më i madhe i ekonomive familjare është i përqendruar apo është i orientuar për artikujt ushqimor”, tha Bellaqa.
Ushqimi në Kosovë dominohet nga mishi, buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, që kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.
Pas ushqimit dhe banimit, pasojnë shpenzimet për transport me 5 për qind, 4 për qind për alkool dhe duhan dhe po aq edhe për veshmbathje dhe për mobiliet. Në vitin 2014, si edhe në dy vitet e mëparshme, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm përbënin 6 për qind.
Sipas tij, përderisa vendi ynë orientohet më së shumti në ushqim dhe banim, kjo do të thotë se Kosova renditet te vendet e varfra. “Vetë fakti se sa për qind e konsumit orientohet në ushqim, aty faktikisht dihet edhe shteti se në çfarë stadi rangohet, apo në çfarë stadi të zhvillimit ekonomik është. Sikur përqindja e të ardhurave për ekonomi familjare të orientohej më shumë për rekreacion dhe për aktivitet e tjera, kjo të thoshte se kemi një gjendje më të mirë”, tha Bellaqa.
Kurse gjatë vitit 2012, konsumi i përgjithshëm ka qenë 2 miliard e 292 milionë, ndërsa konsumi për ekonomi familjare 7 mijë e 657 euro dhe konsumi për kokëbanori 1 mijë e 380 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës