Qëndrimet e ndryshme rreth harxhimit të parave, humbja e aftësisë që vjen me vite, si dhe lindja e fëmijës, janë vetëm disa nga faktorët që mund të ndikojnë në lidhje dhe t’i largojnë mes vete bashkëshortët.
1. Stresi i cili reflektohet në lidhje
Stresi i përditshëm, të cilin bashkëshortët e sjellin nga ambientet e tjera, qoftë të punës apo të familjes, shpesh reflektohet edhe në lidhje. Kështu, për shkak të ndikimeve të jashtme, shumë lehtë mund të plasë grindja rreth qepës, pse ajo nuk është grirë kështu, por ashtu. Gjërat banale përnjëherë bëhen problem, thotë psikologja amerikane, Harriet Lerner, autore e librit “Rregullat e martesës”.
Nëse tanimë jeni grindur, kërkoni falje nga partneri.
2. Buxheti dhe harxhimet
Shkaku kryesor i grindjeve bashkëshortore, pas seksit, janë paratë. Në fillim të martesës është vështirë të bashkohen dy buxhete dhe të harxhohen me përgjegjësi. Më lehtë do të jetë nëse keni një qëllim të përbashkët, p.sh blerjen e banesës, apo veturës.
3. Jeta me prindërit
Raporti me prindërit e partnerit bashkëshortor paraqet një sfidë të vërtetë. Problemet më të shpeshta kanë të bëjnë me vizitat e paparalajmëruara dhe me përzierjet në edukimin dhe rritjen e fëmijëve. Më së miri është që të veni kufij të qartë, natyrisht në bashkëpunim midis bashkëshortëve. Por, këto rregulla duhet të vlejnë, si për prindërit e tij, po ashtu edhe tuajt.
4. Lindja e fëmijës së parë
Muajt e parë pas lindjes së fëmijës janë edhe të çuditshëm, edhe të vështirë. Mungesa e gjumit dhe dyshimi në çdo gjë që bëni shkaktojnë nervozë dhe grindje. Mundohuni që barrën rreth rritjes së fëmijës ta ndani me partnerin, në vend se ta merrni tërë barrën përsipër.
5. Mospajtimet rreth rritjes së fëmijëve
Rritja dhe edukimi i fëmijëve po ashtu paraqesin burim të shpeshtë të grindjeve, sidomos nëse prindërit nuk pajtohen rreth metodave të edukimit. Më së miri është që prindërit, pra bashkëshortët, të ulen dhe të bisedojnë se si duan ta rrisin dhe edukojnë fëmijën.
6. Monotonia në shtrat
Me kalimin e kohës, seksi në martesë bëhet rutinë. Mungesa e epshit, problemet shëndetësore, mungesa e gjumit dhe stresi, mund të ndikojnë negativisht në jetën seksuale. Por, nëse këto probleme i hetoni me kohë dhe diskutoni rreth tyre, atëherë mund të bëni shumëçka.
7. Vendimet e mëdha
Vendimet e mëdha jetësore, sikur që është ndërrimi i vendit të punës, apo shpërngulja në një qytet tjetër, mund të shkaktojnë prishjen e martesës. Për këtë shkak, vendimet e tilla nuk duhet marrë me nguti, e as njëanshëm.
8. Humbja e afërsisë
Edhe pse të gjithë e dinë se çdo lidhje kërkon punë, humbja e afërsisë është diçka që mund të ndodhë edhe pa u hetuar. Në një rast të tillë, më së shumti rëndësi ka që të duheni dhe të vendosni se do të mundoheni, do të kaloni më shumë kohë së bashku, apo do ta ndërmerrni edhe një udhëtim të shkurtër, vetëm ju të dy.
9. Tragjeditë jetësore
Jeta është e paparashikueshme, gjë që d.m.th se ajo na servon edhe tragjedi, vdekje, sëmundje, apo humbje të vendit të punës. Ngjarjet e tilla do t’i bëjnë të parëndësishme të gjitha grindjet e mëparshme. Më së shumti në raste të tilla rëndësi ka që t’i ofroni mbështetje njëri-tjetrit dhe të vazhdoni tutje.
10. Krizat e moshës
Kriza e moshës së mesme është krejt normale, por nuk duhet tepruar dhe nuk duhet fajësuar partnerin për këtë. Më së miri është që të fillojmë gjëra të reja dhe të mundohemi që të kënaqemi sa më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!