Faji ynë në njollosjen me të padrejtë të Shqipërisë
Sot në epokën e globalizmit, imazhi i vendit luan një rol gjithnjë e më të madh për zhvillimin e atij vendi. Me një imazh më të mirë tërhiqen më shumë investitorë, krijohet më shumë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare financiare dhe jo vetëm, stimulohen eksportet, thithen turistët etj., etj. Aq i rëndësishëm është bërë nami i një vendi, sa prej ca kohësh kanë nisur edhe renditjet ndërkombëtare sikurse është Anholt-GfK Roper Nation Brands Index. Fatkeqësisht imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë është përtokë në një kohë kur ekonomia jonë është ende e izoluar nga tregjet botërore dhe është e dëshpëruar për investitorë dhe turistë. Për shumë arsye objektive ne na takon të mos kemi ndonjë nam kushedi se sa të mirë në nivel ndërkombëtar, sepse çalojmë në shumë aspekte, por nuk meritojmë ta kemi aq keq sa e kemi sot.
Doza e pamerituar e namit tonë të keq nuk na vjen vetëm nga dashakeqët dhe paragjykimet e pabazuara prej të huajve, por vjen edhe për faj tonë. Rasti më tipik është ai i aktorëve politikë, të cilët kur shkojnë jashtë, mezi presin t’i shfrytëzojnë takimet me të huajt për të fituar kredite, duke sharë rivalët politikë dhe nuk humbasin rast që t’i lajnë në publik rrobat e palara të Shqipërisë shpesh madje duke i ekzagjeruar faktet për të fituar më shumë kredibilitet apo vëmendje. Kjo gjë vjen edhe nga injoranca, sepse shumica e shqiptarëve është e hiper-përqendruar te problemet e vendit dhe nga vendet fqinje njeh vetëm fasadën ose pak gjëra sipërfaqësore dhe nuk është e vetëdijesuar për debatet e brendshme politike të këtyre vendeve dhe skandalet e shumta të viteve të fundit që garojnë mirë e bukur me ato tonat.
Së pari duhet ta sqaroj që unë personalisht nuk jam i kënaqur me mënyrat se si venë gjërat në Shqipëri dhe nuk gëzohem që ende jemi ndër më të varfrit të Europës dhe s’mund të organizojmë një palë zgjedhje dinjitoze. Unë e dua shumë vendin tim dhe besoj sinqerisht se vendi ynë ka potencial të ecë shumë më shpejtë dhe të jetë shumë i begatë nëse krijohen kushtet e duhura. Për mua çdo kërkesë, kritikë presion që kërkon që Shqipëria të zhvillohet më shpejtë në liri, demokraci dhe ekonomi është më se legjitime e duhet inkurajuar pa kursim. Megjithatë duhet thënë që në krahasim me vendet e tjera Shqipëria nuk është detyrimisht më keq, përkundrazi në shumë aspekte vendet e tjera fqinje që kanë imazh më të mirë ndërkombëtar janë në realitet më keq se ne. Pra duke përmendur sa keq janë vende të tjera nuk dua të keqkuptohem e të mendohet se kështu dua të relativizoj e zbeh problemet tona të brendshme apo t’i fsheh e t’i justifikoj ato. Unë thjesht dua të them që edhe kështu siç jemi, prapëseprapë nuk jemi më keq krahasuar me vendet fqinje dhe nuk kemi pse të kemi kompleks inferioriteti apo të tregohemi hiper-kritik ndaj vetes.
Mjafton të shikohet Greqia për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur në vendet pranë nesh. Një ndër gjërat më qesharake që ka dalë në shtypin ndërkombëtar këto ditë është fakti që pedofilët dhe kleptomanët konsiderohen si njerëz me aftësi të kufizuar dhe trajtohen me subvencione shtetërore ndërkohë që me paratë që po merr borxh nëpër botë ky shtet vazhdon të blejë armë të sofistikuara e të shtrenjta paçka se kriza ka bërë që shumica e vendeve të NATO-s të bëjë shkurtime drastike në buxhetet dhe kapacitetet mbrojtëse. Italia pastaj me skandalet e Berluskonit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë është një tjetër model i hidhur i fqinjëve tanë. Në 2005-n, i famshmi Beppe Grillo ndërmori një iniciativë të quajtur “Parlament i pastër”, që synonte të denonconte ata deputetë të cilët jo thjesht ishin akuzuar e përfolur, por kishin marrë një dënim të prerë nga gjykata dhe ky numër për legjislaturën 2001-2006 ishte 25, ndërsa në legjislaturën e tanishme është me 19 deputetë që kanë një dënim të mirëfilltë nga drejtësia. Kosova dhe Bosnja pastaj i përkasin një kategorie tjetër, sepse kanë probleme të theksuara jo vetëm me vendosjen e sundimit të ligjit, por edhe me shtet-ndërtimin, ndërsa Serbia po shënon një regres të theksuar dhe në listimin e vitit të fundit të “Transparency International” ka rënë nga vendi i 71-të në vendin e 86-të.
Kroacia para pak muajsh ka futur në burg ish-kryeministrin Ivo Sanader ndërkohë që në Rumani ende vazhdon gjyqi ndaj ish- kryeministrit Adrian Nastase. Regres të madh ka pësuar Bullgaria, e cila shpesh nëpër mediat perëndimore përmendet si kryeqyteti europian i korrupsionit dhe para pak iu refuzuan fondet që i takonin pikërisht sepse kishte bërë hapa prapa në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i tanishëm ka qenë ish-kampion karateje dhe nga ish- bodyguard i ish-diktatorit bullgar, Todor Zhivkov, si dhe i ish-mbretit dhe njëherazi ish-kryeministrit Simeoni II, tanimë kontrollon shtetin e Bullgarisë dhe është pre e akuzave të panumërta nga brenda dhe jashtë vendit. Brukseli ka qenë në mëdyshje të madhe nëse do t’i pranojë apo jo Bullgarinë dhe Rumaninë për t’u përfshirë në zonën “Shengen” nga frika e korrupsionit të administratës dhe lehtësisë me të cilën bëhen trafiqet në kufijtë e vendeve më të fundit anëtare. Para pak javësh, protestat masive që u zhvilluan në Budapest nxorën në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare kalbjen prej korrupsionit që ka pësuar elita politike hungareze.
Maqedonia konkurron fort për sa i përket standardeve të kthimit prapa në aspekte të korrupsionit, lirive e demokracive jo vetëm me nismat e shumta shoviniste antishqiptare të ndërmarra së fundmi, si për shembull ligji i natalitetit, enciklopedia, projekti Shkupi 2014 etj., por edhe me përqendrimin e pushtetit në dorën e Kryeministrit Gruevski. Në periudhën e fundit, jo vetëm që Gruevski ka ndezur retorikën nacionaliste populiste, por edhe ka shtënë nën kontroll shumë institucione, duke emëruar miq të afërm apo familjarë të tij. Kështu, për shembull, një kushëri të parë Saso Mijalkov e ka emëruar në krye të Zyrës për Siguri dhe Zbulim, një tjetër kushëri, Vlatko Mijalkov, e ka në krye të doganave ndërsa kumbarën e tij, Zoran Stavrevskin, e ka nënkryetar qeverie.
Mali i Zi pastaj është një rast klasik më shumë për përqendrimin e pushtetit në dorën e një njeriu me Milo Gjukanoviçin i cili edhe pse është vetëm në krye të partisë në pushtet e nuk është më në krye të shtetit, vazhdon të kontrollojë në mënyrë kapilare vendin nëpërmjet njerëzve dhe familjarëve të tij. Për ilustrim një ndër bankat kryesore në Malin e Zi, “Prva Banka”, pronë e vëllait të tij Aco Gjukanoviç kur ishte në vështirësi financiare nga kriza ekonomike që e ka pllakosur këtë shtet, mori 40 milionë euro ndihma nga buxheti i qeverisë. Po ashtu skandali i fundit në Malin e Zi që prek edhe shqiptarët e atyshëm lidhet me kumbarin e Milos, Veselin Baroviq i cili privatizoi në mënyrë të dyshimtë kompaninë e kripores së Ulqinit të quajtur Bajo Sakuliq në vitin 2006 për vetëm 800 mijë euro. Baroviq e çoi enkas në falimentim këtë kompani dhe nëpërmjet lidhjes me shtetin bëri që në planin e fundit kombëtar hapësinor të miratuar para pak javësh të ndryshohet destinacioni i tokës së kësaj kripore, e cila konsiderohej e mbrojtur si pasuri natyrore dhe e shndërroi në truall ndërtimi. Tanimë që kjo tokë u riklasifikua si zonë industriale dhe për ndërtim pronari ka shpallur një ankand publik për shitjen e aseteve të ndërmarrjes së kësaj kompanie nga Ulqini me çmim fillestar prej 257.8 milionë eurosh.
Kjo listë, në fakt, mund të ishte një libër i mirëfilltë por qëllimi kryesor i saj është për të shkundur sadopak opinionin publik tonin, duke thënë se ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar më të mirën për vendin tonë, por nuk kemi shumë arsye për ta sharë vendin tonë përkundrejt vendeve të tjera të ngjashëm me tonin, të cilët nuk është se shkëlqejnë. Kjo listë shpjegon atë që shumëkush e ka quajtur indiferencë të ndërkombëtarëve përkundrejt të ashtuquajturave skandale të pakapërdishme në vendin tonë. Shumë nga opozita dhe media indinjohen se si BE, SHBA apo ndërkombëtarët në përgjithësi mund të rrinë duarkryq kur mësojnë për skandalet tona. Ajo që nuk kuptohet prej tyre është se kësilloj lajmesh shkojnë në Bruksel apo Uashington me tonelata nga anembanë rajoni ynë. Mësimi që duhet të nxjerrim është se boll e pritëm ndryshimin nga lëmosha apo paternalizmi i të huajve, ka ardhur koha që problemet t’i zgjidhim brenda vetes. Faktet e mësipërme gjithashtu tregojnë se duhet të matemi mirë kur flasim për gjendjen e Shqipërisë në nivel krahasimor ndërkombëtar, sepse duke mos njohur çfarë ndodh në vendet e tjera, shpesh katandisemi dhe tregohemi të padrejtë me të, duke e njollosur me të padrejtë përkundrejt të tjerave shtete që janë ngjashëm ose më keq se yni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje