Dhe vërtetë, pasi këto ditë iu gjuajtëm i madh e i vogël Kushtetutës, thashë, pse ajo nuk është edhe më e qartë? Pse p.sh., mos të shkruante aty saktësisht që “nëse PDK fiton 30%, LDK-25%, LVV-13%, AAK-9%, NISMA-5%” (marrë nga KQZ), atëherë mandatari i takon kësaj apo asaj partie”. Bile, edhe mandatari do të duhej ta kishte emrin në Kushtetutë! Pse jo? Kushtetuta duhet t’i parashoh të gjitha procedurat e ardhjes në pushtet, dhe atë saktësisht me emra dhe numra, madje edhe krijimin e NISMA-s dhe zhbërjen e LDD-së.
Se, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sa për politikanët mjafton t’i ketë vetëm kapitujt që sanksionojnë procedurat e ardhjes në pushtet (mbajtja e zgjedhjeve, krijimi i Qeverisë, zgjedhja e presidentit, krijimi i parlamentit etj.). Sa për politikanët tanë, Kushtetuta mund edhe të mos i kishte fare kapitujt e tjerë që e kompletojnë atë (siguria e territorit dhe qytetarit, ekonomia, drejtësia, institucionet e pavarura, etj.). Shumica e rasteve kur nga politika është konsultuar Gjykata Kushtetuese deri tani sillen rreth ndarjes së pushtetit. Për gjendjen në veri nuk do ta pyes kush Kushtetutën. S’ka pushtet për tu ndarë atje, dihet kush sundon.
Gjithsesi, pavarësisht debateve të shumta rreth kësaj, ne duhet t’i gëzohemi faktit dhe t’i falënderohemi lirisë sonë që na bëri të mundur që edhe neve sikur popujve tjerë të përparuar, na erdhi dita që t’i stërhollojmë gjërat deri aty sa ta zëmë ngushtë edhe Kushtetutën. Edhe neve na erdhi dita ta lodhim pak trurin dhe bile për pak ditë të merremi me interpretime dhe debate të vërteta politiko-juridike të nivelit të lartë, të nivelit të ekspertëve, prej të cilave secili mund të mësojë diçka, e sidomos ata që po merren me politikë çdo ditë – politikanët.
Pavarësisht se interpretimet e ekspertëve në masë të madhe vareshin nga simpatitë apo dhe përkatësitë e tyre partiake, kjo nuk e zbeh aspak nivelin profesional të debatit. Në një debat të mirëfilltë, sado që secila palë mbron interesin e vet, kur kjo mbrojte vjen nga ekspertët, opinioni gjithmonë mund të mësojë diçka të vlefshme. Për dallim kur ky debat bëhet vetëm nga politikanët, aty ka vetëm llomotitje neveritëse pa njohuri profesionale.
Dhe, për politikanët tanë, t’i kuptojnë sadopak disa koncepte elementare politike në demokraci, nuk është edhe pak. Se ata vetëm kur janë në zor për të ardhur në pushtet si tani e kërkojnë mendimin e ekspertëve. Pasi të hipin në fron, i dinë të gjitha vet. S’e, mendojnë ata, po mos t’i dinin të gjitha, nuk do ishin aty ku janë.
Andaj, nga ky debat mund të mësohet diçka mbi sistemet politike të qeverisjes në demokraci, pastaj mënyrat e zgjedhjes së qeverive nëpër vendet të ndryshme të botës, varësisht nga këto sisteme. Mësohet se ç‘janë koalicionet para dhe pas-zgjedhore. Mësohet se ç’janë shumicat parlamentare dhe si formohen ato etj. Megjithëse nuk mësuam edhe gjëra të tjera që lidhen me zgjedhjet e që s’janë më pak të rëndësishme, si kush duhet ka të drejtë të festojë: i pari fitues, i katërti, apo ndonjë kombinim tjetër? Pastaj, nuk mësuam se cilat janë mjetet e lejueshme të festimit: traktor, buldozer, apo mjete tjera bujqësore?!
Bile, për këto mjetet e festës paszgjedhore diçka duhet të thoshte Kushtetuta, eventualisht të kërkohet interpretimi i saj për ato që u përdorën. Se, nuk i dihet ndoshta kushtetuesja mund të vendos që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të festimit, ta zëmë, me traktor e jo me buldozer! Apo, ndoshta, bile një ditë e vetme i është rezervuar të festojë popullit, pa dallim partie, se pastaj për katër vitet e ardhshme do të “festojnë” politikanët përditë në emër të popullit.
Sido që të vendoset për dalje nga ngërçi i mundshëm institucional, politika, konkretisht partitë politike duhet të tregohet të vëmendshme dhe luftën e vet për pushtet mos ta bartin te populli, përmes etiketimesh të ndërsjella. Në demokraci s’ka politikanë të pazëvendësueshëm, e as politikanë shpëtimtar. Ka vetëm njerëz që emërohen dhe shkarkohen nga shumica përmes zgjedhjeve. Këto dokrra në Evropë mund t’u shiten ende vetëm shqiptarëve.
Në fund të fundit, meqenëse politikanët e kanë gojën plot demokraci, atëherë: “Vendosja e një qeverie që i bënë udhëheqësit jo të domosdoshëm paraqet thelbin e demokracisë. Dhe, atje ku shteti ende nuk është krijuar, opozita mund të duket si rrezik për sigurinë kombëtare, sidomos kur nuk ka një shoqëri civile të mirëfilltë. Në këto kushte ka një tendencë të fuqishme për ta barazuar opozitën me tradhtinë” (Henry Kissinger).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin