LAJMI I FUNDIT:

Facebooku, kjo fabrikë e fuqishme?

Facebooku, kjo fabrikë e fuqishme?

Në Norvegji ka shpërthyer debati për lirinë e fjalës dhe të shprehjes. Sherr për këtë u bë Facebooku. Kur gazeta ditore me respekt intelektual, “Aftenposten”, postoi një fotografi historike nga lufta e Vietnamit, përgjigjja nga Facebooku ishte e shpejtë: Fotografia-dokument u hoq! Menjëherë reagoi “Aftenposten”. Kjo gazetë bile e akuzoi shefin e medias sociale për censurë.

E provokuar nga ky veprim, kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, nuk i futi duart në xhepa. Përkundrazi, ajo u solidarizua me gazetën norvegjeze. Kryeministrja bëri të njëjtin veprim qytetar dhe intelektual: e postoi të njëjtën fotografi historike në Facebook. Por, përgjigja erdhi po ashtu e shpejtë: U fshi fotografia ikonike që ndihmoi në formësimin e historisë botërore. Arsyeja: fëmija, etika, morali, lakuriqësia…!

Debati nisi. Nxitimthi e në panik, po debatohet e po (kundër)argumentohet nëse mediat norvegjeze duhet të jenë të varura nga monopoli i një shoqërie të huaj mediale e profituese. Shtrohet pyetja nëse do të duhej që ne të ndikojmë tek Facebooku e ta detyrojmë atë që t’i ndryshojë praktikat e saja botuese. Megjithatë, edhe nëse Facebooku do të ndryshojë ca nga praktikat e saja botuese – ndryshime që do të vinin si rezultat i shtrëngimit intelektual – problemi themelor mbetet përsëri: shoqëria mediale me bazë në Kaliforni, e cila zotëron edhe Instagramin, mund të zgjedh për të publikuar dhe për të hequr çfarë dëshiron.


Gabimin e madh që mediat norvegjeze “e kuptuan dhe e zbuluan” tani është se media norvegjeze tanimë ka shitur pjesën më të madhe të saj tek “një dreq i huaj”, duke i bërë ato të varura nga një gjigant i huaj në pronësi private.

Një gazetë tjetër norvegjeze shkon edhe më larg dhe pyet: Si është e mundur që “për të dalë jashtë” me mendime dhe me lajme norvegjeze ne, kombi norvegjez duhet të kërkojë leje nga një shoqëri e huaj mediale?

Redaktorë e profesorë të shkencave të medias, dhe jo vetëm këta, janë nën ethe sepse disa media tanimë kanë hyrë në marrëveshje me kompaninë Facebook edhe rreth transmetimit, publikimit të drejtpërdrejtë, të prodhimeve të tyre mediale. Ka të tjera media që i lejojnë Facebookut për të bërë regji dhe për të organizuar debatet në faqet e tyre të internetit. E, kjo duhet ndryshuar, thonë njerëzit e lapsit dhe të kamerës.

Dihet: qëllimi kryesorë i Facebookut është për të fituar para për pronarët e tyre. Ishte gjykim i gabuar dhe naiv i mediave norvegjeze, momenti kur ata “shumicën e vezëve i lanë në shportën e Mark Zuckerbergut”. Sot është një fotografi dokumentare e Luftës së Vietnamit që nxiti “grindjen publike”. Nesër mund të jetë diçka tjetër – veprim me më shumë kufizime të mundësive të lirisë së shprehjes.

“Në një situatë të luftës dhe konfliktit, kompania me siguri do të jetë objekt i autoriteteve amerikane të inteligjencës ushtarake, në përputhje me ligjin e jashtëzakonshëm ushtarak të SHBA-ve”, thonë disa kritik të mediave norvegjeze.

Debati norvegjez për pavarësinë e mediave norvegjeze nga “fabrikat” e huaja përfituese e të fuqishme nuk është gati të shuhet. Zjarri sapo është ndezur.

Po, debati shqiptar për mediat e pavarura shqipe, ku është?

Interesimi, apo më mirë të shprehem shqetësimi im ka logjikë, sepse ende nuk ka debate të shëndosha e as angazhime intelektuale në Prishtinë e në Tiranë për situata të ngjashme! Për shembull, mërzitet ndokush se cilat janë ato “fabrika” që “i kanë në dorë” mediat shqipe? Kush dreqi i financon ato? Cilët janë ata/ato aktore (të jasht[,) që po e udhëheqin dhe e kontrollojnë debatin brenda hapësirës kulturore e politike shqiptare?

Një është e sigurt: mediat shqipe duhet të zhvillojnë një strategji të mençur e të qëllimshme për të bërë veten të pavarur, jo vetëm nga Facebooku! Kjo pavarësi intelektuale do të bëhej duke ndërtuar kanale të fuqishme shqipe në pronësi shqiptare. Dhe, njëkohësisht, duke marrë kontrollin mbi shpërndarjen e interesave, lajmeve dhe “të çështjeve tona”. Debati publik, formësimi politik e ndërmjetësimi i lajmeve në gjeoplanetin shqiptar, nuk bën të udhëhiqet e as të kontrollohet nga një bazë e një “mediafabrike” private, diku në Kaliforni, Stamboll, Selanik, Beograd apo në Rusi.

Në trend

Më shumë
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori