Hipokrizia, marrëzia dhe heshtja e elitave intelektuale, të artistëve, të shkencëtarëve dhe të mediave përballë përparimit të regjimeve totalitarë nazist dhe stalinist, do të mbetet përgjithmonë kujtimi më i trishtë i shekullit XX. Mbyllja e syve përpara aneksimit të Austrisë, Çekosllovakisë dhe vendeve baltike do të mbetet përgjithmonë turpi i Evropës. Askush nuk ka folur aq mirë për paqen dhe për ligjet ndërkombëtarë sa Hitleri dhe Stalini. Dhe, askush nuk ka kryer aq shumë krime sa këta diktatorë.
Sot Evropa hesht për agresivitetin politik imperialist të presidentit të Federatës ruse, Vladimir Putin. Perëndimi toleron në heshtje politikën e tij të agresivitetit që shkel sovranitetin e vendeve të tjerë: Moldavisë, Letonisë, Gjeorgjisë dhe mbi të gjitha, Ukrainës. Bashkimi Evropian sillet në botën moderne si një version i zgjeruar i Zvicrës neutrale – kjo është sidomos e vërtetë për elitat politike dhe tregtare.
Por, Evropa nuk është si Zvicra, por më e madhe. Prej këtu kanë patur fillimin dy luftëra të përgjakshme.
Prandaj, ne intelektualët, gazetarët, shkencëtarët, kemi për detyrë të jemi vigjilentë e të vëmendshëm. Nuk duhet të biem në mallkimin e vjetër; nuk duhet ta pranojmë konformizmin tonë të kollajtë. Sot kemi për detyrë të flasim qartë dhe me forcë. Putini nuk duhet të identifikohet me kombin rus, ashtu sikurse nuk identifikohej Brezhnjevi me kombin rus kur nisi lufta në Afganistan. Atëherë ishte Andrej Sakharovi, disident besnik dhe kurajoz, zëri autentik i Rusisë. Vite më vonë, në parlamentin rus e quajti “lufta e turpshme”.
Lufta aktuale në Ukrainë, që nisi me aneksimin e Krimesë, dhe provokimet e vazhdueshëm në lindje të vendit janë të turpshme, tragjike dhe të rrezikshme. Dhe shoqërohen prej masave të qeverisë së Putinit, që mbysin liritë demokratike në Rusi.
“Zbutja” është rruga drejt asgjësë. Putini nuk është një politikan i llojit evropian. Është një politikal që e ka aventurizmin dhe teprimin si stil jetese. Ka sinjale shqetësues, se tashmë ai e ka hapur Kutinë e Pandorës. Aventurierë dhe shovinistë, adhurues të pushtimit dhe masakrimit udhëtojnë nga Rusia në Ukrainë. Është krim të furnizosh këta banditë me pajisje të shkëlqyera ushtarake.
U duhet bërë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të ndalin politikën agresive të presidentit Putin. Eksperienca në mëson se dialogu me Putinin është një humbje kohe – nëse nuk shoqërohet me unitet dhe vendosmëri. Putini nuk pyet për kundërshtarët e dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Me sa duket, të tillë i konsideron ai vendet e Bashkimit Evropian: flasin dhe kaq, ndërkohë që Kremlini vazhdon të shkelë gjithnjë e më shumë “vija të kuqe”. Vijon të dërgojë armë dhe mercenarë në Ukrainën lindore. Vazhdon të grumbullojë trupat në kufi. Por, Ukraina ka të drejtën të zgjedhë rrugën e demokracive evropiane dhe ukrainasit kanë të drejtën të jetojnë në një shtet të ndershëm. Ndoshta e ardhmja e Bashkimit Evropian sot vendoset në Ukrainën lindore.
Vendet e Bashkimit Evropian duhet të përdorin të gjithë metodat e mundshme të presionit: të ndalin furnizimin me armë për Rusinë, si dhe të vënë në zbatim sanksione të ashpër politikë dhe ekonomikë. Solidariteti kundër Putinit është përgjigja e vërtetë në krizën ukrainase.
(Autori është botues, ish udhëheqës i disidencës polake dhe aktualisht Drejtor i “Gazeta Wyborcza” të Varshavës. Përgatitur nga: bota.al)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania