Jagoda Marinic
Unë e kalova këtë verë në Dalmaci. Atje si gjithmonë ende ndiqet stili i jetesës “pomalo”, ngadalë, pa rrëmbim, pa stres. “Pomalo” është një fjalë që e bën të prekshëm stilin mesdhetar të jetesës. Këngëtari portorikan, Luis Fonis, sivjet këtë stil e ka kthyer në një hit veror: “Despacito”. Kjo është “pomalo” spanjolle. Në Gjermani nuk ekziston fjalë si “pomalo”.
Kancelarja Merkel preferon të flasë për një Evropë të dy shpejtësive. Por, asaj i shpëton nga vëmendja, se sa shpejt, pavarësisht motos së jetës në rehati, këto rajone po ndryshojnë. Vetëm në njëzet vjet në Mesdhe ka ndryshuar kaq shumë. Si mundet që të flasësh nga Gjermania, ku prej dymbëdhjetë vjetësh mbizotëron stanjacioni, ku ende nuk është aplikuar interneti i shpejtë në mbarë hapësirën e vendit, ta quash rajonin, ku mund të përhapet pa aspak rezistencë kapitalizmi turbo, si një “Evropë e ngadaltë”?
Është e vërtetë, që evropiano-veriorët me mega-jahtet e tyre mund t’i arrijnë më shpejt gjiret më të bukura dhe t’i blejnë më shpejt shtëpitë më të bukura për të kaluar fundjavat. Ta pranojmë edhe se firmat gjermane dhe austriake kanë qenë më të shpejta me përhapjen e filialeve të rrjeteve të tyre: dm-Markt, Bipa, Kaufland, Lidl, Bauhaus… Të gjitha këto dyqane janë të përfaqësuara në këtë rajon. Por, punonjësit e këtyre filialeve nuk janë gjithmonë kaq të shpejtë. A duhet ta arrijnë ato këtë shpejtësi me paga minimale prej rreth tri eurove dhe kundrejt çmimeve të mallrave si në Gjermani?
Në Split, një ndër qytetet më të bukura të Kroacisë, duhet t’i kërkosh me llupë vendasit gjatë muajit gusht. Statistikat flasin se raporti është gjashtë turistë me një vendas. Qytetet e mermerta si Dubrovniku dhe Spliti janë kthyer ndërkohë në skena të filmave si “Game of Thrones” e së shpejti edhe për “Mamma Mia II”. Një vend i pushtuar prej ushtrisë shëtitëse të turistëve.
Me çfarë duhet të vazhdojë më tej me mbërritjen e jetës së shpejtë në gjoja pjesën më të ngadaltë të Evropës? Ah po, marrëzia perëndimore e të qenit i/e bukur. Qoftë grua apo burrë – madje edhe gazetat më serioze – në verë kërkojnë trupin më të bukur të Adriatikut: kulti i fizikut me L-Carnitin dhe në shpejtësinë turbo. Nuk ka asnjë aktore që të mos shfaqet në Instagram duke u thekur në diell dhe duke treguar vullnetin e vet të hekurt.
Mesazhi perëndimor që qëndron pas kësaj është: melankolia sllave ka humbur. A nuk jemi ne të gjithë të bukur dhe të dashur, të lumtur dhe cool? Rrjeti profesional dhe miqësor ka mbërritur edhe në Evropën Juglindore. Të gjithë i postojnë hashtag-ët e tyre në anglisht. Ne jemi pjesë e bashkësisë së vlerave botërore! Kush është ai që do të mbetet pjesë e Evropës së ngadaltë, nëse është e mundur duhet të shkojmë në panairin e modës në Dyseldorf! Like!!
Një turist britanik ankohet në të kundërt në blogun e tij të udhëtimeve: “Ajo që më nervozon? Unë nuk mundem këtu të pi birrë vetëm me gjermanët, ku kanë shkuar vendasit?” Me gjasë ata mbi bazën e kontratave afatshkurta lajnë çarçafët e tij. Miqtë e mi atje poshtë punojnë gjatë gjithë gushtit në këtë bum të turizmit, ndërsa miqtë e mi këtej sipër vetëm për shtatë net hotel paguajnë të gjithë rrogën e muajit. Ndoshta Merkel ka pasur pikërisht këtë parasysh me Evropën e dy shpejtësive: njerëzit veriorë i shpenzojnë më shpejt paratë e tyre nga sa mund t’i fitojnë njerëzit jugorë.
Para vitesh u përhap në media një shprehje famëkeqe e një politikani kroat: “Mos i lini më fëmijët të studiojnë, ata do të lajnë çarçafët e evropiano-veriorëve.” Kjo nuk ishte satirë, por ai e kishte seriozisht. Njerëzit vazhdojnë të jenë krenarë. Ata duan më shumë. Por, oferta është e rrallë dhe rruga për mirëqenie me ndershmëri për qytetarët normalë është e thepisur. Sa herë që të aplikohet një ligj i ashpër, si “fiskalizimi”, p.sh., qeveria pretendon, se ky është standard evropian. Kur kam blerë akullore në Gjermani rrallëherë kam marrë në dorë faturë nga shitësja e akulloreve. Ndoshta sepse niveli i mesëm i ekonomisë në Gjermani është më i shpejtë, pasi shteti u le ndonjë hapësirë aty këtu ndërmarrjeve të vogla. S’mund ta themi kështu, e megjithatë ndodh.
Në pjesën historike të Splitit aty këtu ka ndonjë pjatë elegante me pasta për tridhjetë euro. E në të njëjtën kohë lexon, që në këtë vapë përvëluese të shekullit në klinikën më të madhe të Splitit, në pavijonin e pneumologjisë, p.sh. mungojnë impjantet e klimatizimit. Mua më dalin para syve të sëmurët nga mushkëritë, se si përpëliten në këtë ajër mbytës prej vapës nën çarçafët e tyre të bardhë, për të cilët nuk e di se kush i lan dhe për sa para.
Një mbrëmje, direkt pas lagjes së banimit të miqve të mi, digjen pemë në një shpejtësi, që zjarrfikësit nuk e arrijnë dot ta përballojnë. Turistët pozojnë selfiet e tyre me diellin në përvëlues në perëndim, ndërsa vendasit me zjarrfikësit me mungesa në pajisje që duhet të peshojnë se cilin zjarr të shuajnë më parë.
Unë nuk e di nëse Merkel me këtë ka parasysh Evropën me dy shpejtësi. Unë di vetëm, se në këtë Evropë duhet t’i jepet prioritet të qenit bashkë, gjendjes së jetesës dhe jo udhëtimeve të qytetarëve të këtij kontinenti. Në rast të kundërt kjo Evropë nuk duhet të na habisë, kur nacionalistët ta shfrytëzojnë këtë ndjesi të qytetarëve të lënë pas dore, se ata mund t’i zgjidhin më mirë problemet. Edhe në këtë drejtim ne nuk jemi Evropa e dy shpejtësive, por një kontinent.
(Autorja është shkrimtare dhe gazetare gjermano-kroate)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri