Jagoda Marinic
Trump doli para shtypit botëror këtë javë dhe bëri të ditur pak a shumë kështu: Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim për të shkatërruar botën. Marrëveshja me klimën është për SHBA një “deal” – ujdi e keqe. Regjisori Michael Moore shkroi në Twitter pas kësaj: “Trump sapo ka kryer një krim kundër njerëzimit.”
Le të kujtojmë kohën e fushatës zgjedhore “Trump kundër Clintonit”. Filozofi slloven, Slavoj Zizek shkaktoi valë zemërimi në Evropë, kur ai dha një rekomandim zgjedhor për Donald Trumpin. Ky sigurisht nuk ishte menduar si kompliment. Në këtë rekomandim luhatej një shpresë: ajo që qytetarët demokratë me një president si Trump do të zgjoheshin më në fund. Ndërkohë që Hillary Clinton është mësuar të lajë pisllëqet e politikës me sapunin e zakonshëm, Trump e nxjerr zbuluar sistemin e korruptuar të ekonomisë. Parimisht Zizek mendonte: me një njeri si Trumpi, revolucioni është më afër.
Por, Trumpi është edhe më keq se sistemi i korruptuar, që ai përfaqëson. Në konferencën e shtypit të enjten (01.06), pamja e zakonshme: Trump doli para mikrofonit si zakonisht thellësisht i prekur nga vetja dhe qenia si president, dhe bëri të ditur daljen nga Marrëveshja e Klimës për të mirën e SHBA-së. Në universin e Trumpit edhe klima ndahet në shtete kombëtare.
Do të jetojnë njerëzit, për të cilët ai kujdeset në këtë mënyrë në një kupolë që mbulon SHBA-në e i shpëton ata nga ndryshimet e klimës? Si funksionon nacionalizmi në sferën biologjike? Do të dalin njerëzit në rrugë, ashtu si mendonte Zizek? Do të ketë një marsh të dytë, “March on Washington”? Presidenca e Trumpit është një tratativë e vazhdueshme negociimi. Tani ajo po e çon atë drejt izolimit, sepse SHBA e ndajnë këtë fat me Sirinë dhe Nikaraguan.
Në samitin e G7-së u bë i qartë stili i tij politik. Trumpi luan me dëshirë golf me botën, por jo në bar po në akull. Askush nuk e di më si ta gjuajë topin për të goditur në shenjë. Në rast dyshimi Trumpi rrëshqet vetë. Të pozicionohesh kundrejt kësaj fuqie botërore tani do të thotë të trondisësh themelet e botës.
Kancelarja Angela Merkel u përpoq pas G7-s të kundërshtonte izolacionizmin. Evropa nuk do të jetë partneri më i dobët. Që nga G7-a bëhet e qartë, se pse një pjesë e shtypit anglo-sakson e cilësoi Merkelin lideren e botës së lirë. Merkel e kritikoi Trumpin si Michelle Obama: pa e përmendur me emër. Pak më vonë ajo u takua me krerët e Indisë dhe Kinës. Kjo duhet përtypur njëherë: për të mbrojtur botën perëndimore, kemi nevojë për aleanca të tjera me Kinën. Tani na mungoka vetëm Rusia. Falë Trumpit, BE-ja do të luftojë me Kinën për tregtinë e lirë botërore.
Kemi të bëjmë me një rend botëror të pasigurt – dhe një botë që të bën të pasigurt. Evropa duhet tani të tregojë pjekuri edhe në një kohë, kur po kalon krizën më të madhe – sepse pikërisht tani që në arenën ndërkombëtare po lidhen aleanca të reja, krizat brenda unionit nuk janë zgjidhur. Jugu evropian i dobësuar nga kriza vazhdon të mbesë prapa. Edhe ata që kërkojnë ndihmë para dyerve të Evropës i shtrojnë pyetje Evropës që ngre lart vlerat humane, por që nuk kanë marrë përgjigje nga BE. Nuk është ndonjë arritje e madhe të ndjehesh moralisht më lart se Donald Trump. T’i dalësh ballë një presidenti të tillë të dobët duket më e lehtë se mendohej – Mungesa e besueshmërisë së Trumpit rrit interesin ndaj Evropës në rajone të tjera të botës. Edhe akuza se BE nuk merr përgjegjësi në politikën botërore mund të marrë fund shpejt.
Por, një gjë nuk duhet të harrojë BE: Ajo mund të jetë një partner i fortë në botën e jashtme, nëse është e tillë edhe brenda. Kundërshtitë brenda Evropës nuk janë sqaruar ende. Roli gjerman po ashtu. Nëse Merkeli është liderja e botës së lirë, çfarë duhet të bëjë pjesa tjetër e botës – të vazhdojë të ndjekë atë? Merkel ka ca probleme të pazgjidhura në shtëpinë e ve. Nëse Trump heq dorë nga klima, prodhuesit gjermanë të automobilave si Vokswagen në SHBA akuzohen për skandalin e manipulimit të gazrave ndotës. Gjermania i blen rregullisht vlerat e CO2-it. Mbrojtja e mjedisit është një virtyt verbal me të cilën krenohen në Gjermani, por që jo gjithmonë duan të paguajnë për të.
Merkel po e rigjen veten në këtë fushatë zgjedhore. Skena botërore duket se është si e bërë për të, por në shtëpinë e vet – e shtëpia e saj është edhe Evropa ajo kursen deri në asfiksim. Në Greqi duhet të shkurtohen sërish pensionet. Niveli i pensioneve të gjermanëve është për të ardhur turp, po të marrësh parasysh pasurinë e këtij vendi, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, veriut dhe jugut rritet.
Këtë javë ishte Bernie Sanders i ftuar në Berlin, një njeri me zemër të majtë, besueshmërinë e të cilit nuk e arrin dot Martin Schulzi. E majta është aty, ku qëndrojnë ata njerëz, që sipas Zizek, duhet të lëvizin nga vendi, nëse tek Trumpi shohin sistemin e personifikuar. „Nuk duhet të pranojmë më pangopshmërinë e miliarderëve”, tha Sanders në Berlin. Por aktualisht ne pranojmë që ata të kapin majat e pushtetit dhe madje ta mbajnë atë. Nëse BE dëshiron të mbushë boshllëkun që lë Trumpi, atëherë ne evropianët duhet më në fund të bëjmë të qartë – se cilën Evropë duhet të përfaqësojë nga jashtë BE, e se për cilat vlera flet vërtet kjo bashkësi.
(Autorja është një shkrimtare gjermano-kroate, autore e teatrit dhe gazetare. Prindërit e saj kanë ardhur si emigrantë kroatë në Gjermani. Aktualisht jeton në Heidelberg. Së fundmi u botuar romani i saj “Made in Germany – çfarë është gjermane në Gjermani?”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri