LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i, brenda apo jashtë Kushtetutës?

Së fundi në media ka shumë diskutime rreth asaj nëse EULEX duhet të futet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës apo jo. Siç duket, është një mendim i përgjithshëm se EULEX-i nuk duhet të futet në Kushtetutën e ndryshuar të Republikës sonë. Shpresoj që kjo të jetë menduar dhe analizuar mirë nga juristët të cilët punojnë në institucionet e shtetit.

Siç dihet, për momentin EULEX-i në Kosovë vepron në një bazë jo shume të qartë ligjore. Republika e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, i pati dërguar një ftesë BE-së për të vendosur misionin e tyre në Kosovë. Mirëpo, pas shumë diskutimeve të cilat kanë ndodhur në Bruksel, jo gjithkush është i bindur se kjo është baza juridike në të cilën mbështetet EULEX. Ky i fundit, siç duket e përkrah idenë se gjendet në Kosovë në bazë të Rezolutën 1244 të KS të OKB-së pas ristrukturimit të UNMIK-ut dhe bartjes së disa funksioneve ekzekutive tek EULEX-i.

Këto dy baza juridike janë jokompatibile me njëra tjetrën në pikëpamje juridike. Në njërën anë është letra – ftesa e dërguar nga përfaqësues legjitim të Republikës së Kosovës dhe të rendit juridik të krijuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – dhe baza tjetër juridike është Rezoluta 1244 e cila në vitin 1999 ka krijuar një rend juridik në Kosovë, ku të gjitha kompetencat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore i mvishen UNMIK-ut.


Fatkeqësisht, kjo rezolutë është ende në fuqi për shkaqe tanimë të njohura. Pas shpalljen së pavarësisë së Kosovës, Rezolutës 1244 praktikisht i ka humbur kuptimi dhe është një dokument i vdekur që nuk gjen zbatim në praktik. Kjo rezolutë shërben vetëm për prezencën e KFOR-it, por edhe të EULEX-it si mision i dërguar nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht nga një vendim i marrë nga Politika e Përbashkët dhe e Jashtme e Sigurisë e BE-së (CSFP – Common Security and Foreign Policy).

BE-ja vendimet e veta nga kjo fushë i merr me unanimitet. Ashtu ka ndodhur me rastin e Kosovës dhe me ndarjen e mjeteve financiare për dërgimin e misionit EULEX në Kosovë. Në vendimin e këtij të fundit (Joint Action), është vendosur për ta dërguar këtë mision në “vendin i cili është nën administrim të OKB-së”, e jo në Republikën e Pavarur të Kosovës. Këtë duhet ta kemi të qartë.

Në një situatë të tillë ku EULEX për momentin është në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244, do të ishte fitore epike për Kosovën që ta bind BE-në që si bazë ligjore për misionin e saj në Kosovë ta ketë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nëse një gjë e tillë do të arrihej dhe EULEX do të futej nën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atëherë kjo i bie që BE-ja dhe CSFP-ja e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Në një situatë ku EULEX si bazë ligjore për ekzistencën e tij në Kosovë do ta kishte Kushtetutën dhe jo Rezolutën 1244, Kosova do të ishte përfituesi më i madh. Për këtë arsye duhet të shqyrtohen mundësitë, nëse ekzistojnë, që nëse BE-ja pajtohet, EULEX të futet në Kushtetutë dhe bazë ligjore për qëndrimin e këtij misioni të jetë Kushtetuta. Normalisht, kjo do të ishte përfituese për Kosovën vetëm nëse bëhet me pëlqimin e dy palëve – Kosovës dhe BE-së.

Prandaj, del përfundimi se futja e EULEX-it në Kushtetutë do të ishte në favor të Republikës së Kosovës dhe në të mirë të konsolidimit të saj si shtet në arenën ndërkombëtare.

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori