Për arsye sportive dhe josportive ndeshja e 8 tetorit është lajmi i ditës. Për arsye sportive, të gjithë po përjetojnë emocionet e natyrshme të një pragndeshjeje që është fare pranë të bërit një histori të madhe. Por, ndërkaq, vetë vendi i tretë, d.m.th. pjesëmarrja në play-off është një arritje gjithashtu historike. Në tetë ndeshje vetëm një humbje, dhe më tej Kombëtarja e Shqipërisë ndër skuadrat e eliminatorëve të Kampionatit Evropian që ka pësuar më pak gola. Në renditjen e FIFA-s një rekord më vete – vendi i 25-të në botë!
Kanë mbetur dhe dy ndeshje dhe shanset janë të mëdha për të shkuar në Francë. Është ndeshja e radhës me Serbinë që duam të gjithë ta fitojmë. Është një ndeshje futbolli që trajneri dhe lojtarët duhet ta përgatisin dhe ta përballojnë. Është një ndeshje futbolli që publiku duhet ta mbështesë dhe ta shijojë si një spektakël thjesht sportiv.
Por, për arsye josportive, pragndeshja me Serbinë po ngarkohet me lajme, reagime dhe emocione politike dhe nacionaliste të panevojshme. Sporti dhe veçanërisht futbolli është lindur dhe zhvilluar për të krijuar kënaqësi dhe emocione pozitive. Futbolli nuk është produkt i politikës dhe i ekstremistëve.
Futbolli ka një mision të madh për t’i bashkuar njerëzit, për të reduktuar dallimet. Rezultati i kësaj ndeshjeje nuk do të ndryshojë historinë e Ballkanit. Rezultati i kësaj ndeshjeje do të ndikojë vetëm në tabelën e klasifikimit. Çdo “presion” josportiv dhe keqpërdorim politik, do të ndikojë negativisht për vetë ndeshjen.
Masat e FSHF-së dhe të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe garantimin e sigurisë janë të mirëkuptueshme, ndonëse ne nuk kemi asnjë precedent negativ. Ato janë më shumë reagim i ngjarjeve të një viti më parë në Beograd, sesa të një rreziku real. Kjo është arsyeja që mediat vendëse dhe të huaja kanë më shumë interes se sa policë janë angazhuar për “mbrojtjen” e skuadrës serbe, sesa për ndeshjen sportive si të tillë. I ngjan kjo një atmosfere filmi policor, e pse jo si “praglufte”!
Por, kjo ndeshje ka nevojë më shumë se çdo herë tjetër për një atmosferë sportive entuziaste dhe civile. Ne nuk na lejohet të përsërisim gabimet e të tjerëve. Përndryshe do të bënim një autogol historik!
Ne jemi krenarë për djemtë e Kombëtares sonë, për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, për rezultatet e tyre të shkëlqyera! Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë në këtë ndeshje historike sportive. Ata kanë nevojë mbi të gjitha për mbështetje sportive në stadium dhe jashtë tij, duke respektuar rregullat e një ndeshjeje futbolli dhe kodin tonë të mikpritjes! Sepse është thjesht një ndeshje futbolli. Le ta përjetojmë atë si të tillë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi