Vizita e zgjeruar e Emmanuel Macronit në SHBA ishte e ndarë në dy pjesë: Në qendër të pjesës së parë ishte vetë presidenti francez dhe presidenti Trump, sepse ai e ftoi presidentin francez për vizitë shtetërore në Uashington. Macron nga ana e tij i shpjegoi me mirësjellje diferencat politike, por u përball me respekt me mikpritësin. Presidenti francez nuk mund t’i shpëtonte-ashtu si edhe krerë të tjerë qeveritarë trajtimit tipik trumpian. Në përpjekjen për të nderuar mikun, shprehimisht për ta bërë “më të bukur”, Trumpi i pastroi me dorë zbokthin nga xhaketa e kostumit të Macronit. Ai i dhuroi një puthje në ajër presidentit francez dhe e tregoi veten të stuhishëm si gjithmonë.
Në deklaratat publike dhe gjatë konferencës së shtypit, Trump nuk ndryshoi pozicion për temat që kishin rëndësi për presidentin francez: zgjatja e marrëveshjes atomike me Iranin, angazhimin e mëtejshëm të SHBA në Siri, luftën kundër ndryshimit të klimës, dhe dhënien fund të kërcënimeve për futjen e doganave ndëshkuese për mallrat nga BE. Macron ia doli të anashkalojë këtë e të mos e jepte veten, para spektaklit pa stil të Trumpit.
Pas kësaj pjese të parë, mund të kishe përshtypjen se Trump nuk e trajton Macronin si partner të barabartë. Madje as nuk mund ta mënjanoje simpatinë për Macronin për këtë. Trumpi e mbushi me komplimente homologun e ri, i tregoi rezidencën e George Washingtonit në Mount Vernon, dha një banket shtetëror për nder të tij. Por, më vonë publikisht ai i hodhi tutje propozimet e Macronit. Nga Shtëpia e Bardhë, Macron nuk mori me vete më shumë se formulën standarde: “Do ta marrim vesh shpejt.”
Por, pas kësaj erdhi akti i dytë i vizitës së Macronit në SHBA, momenti kur foli para senatorëve dhe deputetëve të Kongresit Amerikan. Këtë fjalim ai e mbajti në anglisht, gjë e pazakontë për një president francez. Ajo që parashtroi Macron nuk ishte gjë tjetër, veçse një refuzim direkt i politikës trumpiane dhe taktikës që e solli atë në pushtet. Macron mbrojti me pasion demokracinë, lirinë, tolerancën e të drejtat e njeriut si edhe bashkëpunimin ndërkombëtar – një pretencë e fuqishme e vlerave të sulmuara perëndimore.
E të gjitha këto Macron i tha para një kongresi të kontrolluar nga republikanët, që me pak përjashtime e mbështet presidentin Trump, i cili shpesh i injoron këto vlera. Fakti që fjalimi u mbajt në zemër të demokracisë së Shteteve të Bashkuara i dha atij një peshë të veçantë. Por kur kjo vizitë e Macron u përbë nga dy pjesë, a mund të quhet si sukses, kur Macron nuk ia doli ta lëvizë Trumpin nga pozicionet e tij? Po, dhe kjo për dy arsye.
Së pari sepse në Uashingtonin e Donald Trumpit duhet të jesh mirënjohës për çdo lloj suksesi të vogël. Pas suksesit të papritur në zgjedhje, vëzhguesit në kryeqytetin amerikan spekulonin gjysmë me shaka, se banketi i parë shtetëror do të shtrohej për kryeministrin hungarez, Viktor Orban. E aq larg realitetit këto spekulime nuk ishin, në fund të fundit politikani i parë europian, që e vizitoi Trumpin pas zgjedhjes së tij ishte Nigel Rafage, strategu i Brexitit. Dhe tani Trump e cilëson diktatorin koreanoverior “një njeri të nderuar”.
Para këtij sfondi ftesa për Macron, presidentin e një vendi tradicionalisht aleat por edhe një anëtar qendror në BE- nuk ishte e vetëkuptueshme. Përkundrazi: Ajo mund të shihet si një sukses si për Macron ashtu edhe Bashkimin Evropian. Së dyti, Macron e përdori vizitën e tij, e sidomos fjalimin e tij para kongresit amerikan, për t’i risjellë në vëmendje vlerat perëndimore dhe për t’i mbrojtur ato. Duke e bërë këtë me emocion dhe retorikë të shkëlqyer ai skicoi vizionin e një bote, që mund të përshkruhet si kundërpesha e botëkuptimit të Trumpit. Nxjerrja në pah e kësaj alternative ishte sa e shumëpritur aq edhe e nevojshme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri