Një fëmijë ishte shtysëdhënësi. Katërmbëdhjetëvjeçarja Rëm i përshkroi fatin e saj si refugjate dhe të ardhmen e saj të pasigurtë kancelares Angela Merkel dhe ringjalli në Gjermani debatin për azilin dhe imigracionin. Në debat përplasen kampe dhe çështje të ndryshme. Një herë flitet për refugjatë, herën tjetër për migrantë. Një herë për rregulla të përbashkëta evropiane, herën tjetër për ndihmë, si detyrim themelor i njeriut. Shpesh bëhet fjalë për probleme të vështira evropiane në hijen e debateve të mëdha financiare. Dhe rezulton se Gjermania, ky vend me ekonomi të lulëzuar me një problem demografik, edhe pse është i varur nga emigrantët apo refugjatët, ende nuk ofron stimuj të qëndrueshëm.
Për disa vite (deri në vitin 2004) në Gjermani ekzistonte një lloj "grën card" me ndihmën e së cilës u punësuan në Gjermani rreth 13.000 të huaj. Pastaj në fillim të vitit 2005 koalicioni mes socialdemokratëve dhe ekologjistëve miratoi "Ligjin për Kufizimin e Emigracionit", i cili u reformua nga koalicioni mes konservatorëve dhe socialdemokratëve në vitin 2007. Tani, para pushimeve të verës, Bundestagu reformoi ligjin për të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Sipas saj shtetasit e huaj që deri tani kishin vetëm statusin e të toleruarve (Duldung) dhe jetonin në pasiguri, mund të qëndrojnë në Gjermani në qoftë se dinë gjermanisht dhe mund ta sigurojnë vetë jetesën e tyre. Vajzës Rëm dhe familjes së saj një ligj i tillë mund t’i vijë në ndihmë. Por është gjithashtu e qartë se statusi "Duldung" përbën gjithmonë një periudhë pasigurie.
Përveç kësaj tani ekziston në BE edhe "blue card" e cila u mundëson qëndrimin në shtetet anëtare punonjësve të kualifikuar. Gjermania ka vënë si kusht për dhënien e "blue card" të ardhura vjetore, nivelin e të cilave nuk e arrijnë dot shumë fillestarë në profesion.
Të gjithë thonë se Gjermania duhet të jetë një vend emigracioni në mënyrë që të ruajë nivelin ekonomiki. Por askush nga politikanët nuk e përmend me zë të lartë fjalën "emigracion". Sigurisht, Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së Peter Tauber flet herë pas here për një ligj për imigracionin. Sigurisht që edhe Presidenti flet ndonjëherë për më shumë emigracion. Dhe socialdemokratët flasin me zë të lartë dhe të qartë për këtë (edhe në qoftë se me këtë mund ta zemërojnë verbalisht CDU-në pa asnjë kosto).
Tani të gjithë thonë të njëjtën gjë edhe pse, por ndoshta nuk mendojnë të njëjtën gjë. Gjermania duhet të bëhet më e ndershme lidhur me temën e emigracionit dhe çështjen e azilit. Sepse luftërat në Siri, Irak dhe Libi do të përplasin edhe më shumë njerëz në Evropë. Dhe, edhe më shumë afrikanë do të përpiqen të vijnë Evropë për t’i shpëtuar dhunës shtetërore dhe me shpresën e një jete më të mirë. Askush nuk e di se sa kohë do të qëndrojnë në Gjermani refugjatët e luftës civile dhe nëse do të kthehen ndonjëherë në vendlindje. Por në të njëjtën kohë nuk ka kuptim që në Gjermani ka mijëra azilkërkues nga vendet e Ballkanit që janë vende kandidate të BE-së ose në prag të këtij statusi, dhe që edhe pse nuk kanë asnjë shpresë për azil, u zgjaten procedurat për shumë muaj.
Po, në Gjermani ka sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve, ka demonstrata të shëmtuara ksenofobike, nganjëherë shprehen me zë të lartë edhe slogane politike. Por nga ana tjetër ka edhe një angazhim të mrekullueshëm, shpesh vullnetar, si në fshatrat e vogla, dhe në qytetet e mëdha. Për këtë flitet rrallë dhe kjo e bën këtë vend të pasur.
Në Saksoni u deshën shumë javë deri sa liderët politikë mbajtën me vendosmëri të mjaftueshme qëndrim kundër sulmeve dhe toneve ksenofobe. Kjo inkurajon përjashtimin. Tani tinguj të ngjashëm po vijnë nga Bavaria. Por politika nuk duhet të përjashtojë. Dhe ajo duhet ta mbajë parasysh se pritja e refugjatëve, integrimi dhe bashkëjetesa janë një pasurim, por gjithashtu do të thonë edhe punë dhe përpjekje, si nga ana e refugjatëve, e shoqërisë pranuese, dhe e politikës. Gjermania dhe Evropa gjenden para një detyrë të madhe. Politika nuk mund të refuzojë më gjatë që të merret në mënyrë konstruktive me këtë çështje dhe të mos e shohë integrimin si një detyrim të pakëndshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A