Nëse në lidhjen tuaj shfaqet dhe një person i tretë, zakonisht nënkuptohet që njëri nga partnerët ka një lidhje të fshehtë e të padeklaruar. Këtu fillojnë të gjitha skenat, që mund t’i keni parë në filmat, kur kulmi arrin me zbulimin e këtij të treti. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të keqe, duke pranuar një fenomen që është i zakonshëm dhe i njohur nga të gjithë, tradhtia, xhelozia dhe ndarja.
Mirëpo, përpos kësaj, ekziston edhe një tjetër fenomen, shumë i përhapur dhe pak i kuptuar, për të cilin pak flasin. Bëhet fjalë për raportin e vështirë dhe shpesh konfliktual të femrës me shoqen më të mirë të të dashurit të tyre. Nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, përkundrazi shumë të përhapur, edhe pse janë të pakta femrat që pranojnë të jenë xheloze në këtë aspekt dhe sigurisht, akoma edhe më të paktë janë meshkujt që pranojnë të kenë një shoqe të ngushtë.
Miqësia mes një mashkulli dhe një femre
Dashuria dhe miqësia thonë se i kanë rrënjët të njëjta. Bëhet fjalë për dy ndjenja shumë të forta, por me intensitet dhe perceptim të ndryshëm. Nëse në dashuri, situate është fare e qartë, ose e do, ose nuk e do tjetrin, në miqësi ndodh ndryshe.
Xhelozia nis nëse pikërisht, kur kjo miqësi mes atij dhe shoqes së tij, është e fortë dhe më keq akoma, kur shoqja është edhe e bukur.
Diversiteti biologjik i mashkullit dhe femrës ngre dyshime mbi natyrën njerëzore dhe me të drejtë, në bazë të parimit që “lëkura është e ndjeshme dhe të gabosh është njerëzore”. Megjithatë, miqësia mbetet shumë personale dhe nuk është një ndjenjë e njëjtë për të gjithë, shpesh është pikërisht kjo miqësi, e cila reziston më shumë se lidhjet që lindin dhe mbarojnë. Janë të shumtë ata të cilët besojnë më shumë te miqësia se të dashuria, pasi kjo e fundit, sipas tyre, zgjat përjetësisht (për aq sa zgjat). Miqësia mes një mashkulli dhe një femre ekziston, por sigurisht nuk është e vështirë të mbahet, mbi të gjitha nëse një femre dhe një mashkulli që janë miq, i shtohet edhe e dashura e shokut.
Këndvështrimi ndryshe
Provoni të mendoni në një mënyrë ndryshe. Ai ka një shoqe të ngushtë, të cilën e ka pasur para se ju të dy të njiheshit dhe ju jeni ajo që erdhi e fundit në këtë marrëdhënie. Ajo është e bukur, e shkëlqyer, karizmatike. Përpara se të sëmurni veten dhe të krijoni në mendjen tuaj idenë se ajo është perfekte dhe duhet t’i trembeni, kujtoni dy gjëra shumë të rëndësishme; e para askush nuk është perfekt, pasi kjo gjë nuk ekziston dhe e dyta, ai ka vendosur të rrijë me ju, ju ka zgjedhur juve dhe jo atë, edhe pse atë e ka njohur më parë. Për t’iu shpëtuar paranojave të kota, kontrolloni emocionet tuaja, mos zmadhoni faktet dhe racionalizoni.
Frymëmarrje dhe refleksion
Kur të jeni të tre përballë, në një bisedë të zakonshme apo në çdo lloj situate, përpiquni të zbatoni disa rregulla të thjeshta dhe kështu do t’ia dilni mbanë të pranoni, në fund të fundit, një marrëdhënie miqësie të zakonshme. Kështu, evitoni paranojat dhe rëniet e autostimës, kujtoni që e përzgjedhura prej tij jeni ju; merrni frymë thellë kur ajo të flasë, dëgjojeni dhe mësoni si ta njihni pa paragjykim dhe mllef; evitoni skenat e xhelozisë dhe histerizmit para saj; përballuni me të dashurin apo të fejuarin tuaj dhe shpjegojini se cilat sjellje mes atij dhe asaj ju mërzisin, ju bezdisin dhe ju duken të tepërta, gjithmonë duke i dhënë argument të fortë se përse ndiheni keq prej tyre, por në të njëjtën kohë mos harroni të balanconi situatën duke nxjerrë në pah edhe anët pozitive të marrëdhënies mes tyre, të cilat ju pëlqejnë; përcaktoni qartë rolin tuaj dhe të asaj në marrëdhënie dhe kujtoni gjithmonë që jeni ju, ajo prej së cilës varet marrëdhënia dhe se gjithçka tjetër, përfshirë edhe atë, janë veç se konteksti.
Paparashikueshmëria e ndjenjave nuk duhet neglizhuar asnjëherë, mos harroni! Historia njeh plot raste, kur dy miq të mirë zbulojnë pas shumë kohësh që prej kur janë njohur, që dashurojnë njëri-tjetrin. Mirëpo gjithashtu ekzistojnë edhe shumë raste të tjera të raportit femër-mashkull, të cilat janë miqësi e vërtetë, të cilat kanë zgjatur dhe janë pa pikën e ndjenjës së dashurisë mes tyre. Meshkujt, nga ana e tyre e vuajnë shpesh këtë marrëdhënie me një të tretë në mes, ku jo pak herë gjenden me shpatulla pas murit, të kryqëzuar nga ultimatumi: O shoqen, o mua!
Shumë prej tyre betohen e stërbetohen se shoqja është si një motër, për të cilën nuk iu shkon mendja asnjëherë për “keq”. Mirëpo të bindesh për një fakt të tillë, është shumë e vështirë. Të besosh në sinqeritetin e kësaj ndjenje, e cila është e rrallë, por jo e pamundur, duhet stërmundim.
Kompromisi me dialog
Si mund t’ia shpjegojë një mashkull të dashurës së tij se ajo tjetra është thjesht një shoqe? A është e mundur të qetësohesh dhe të vësh në vijë një situatë të tillë?
Absolutisht që po. Mjafton të vësh si themel në një raport vlera si; respekti, besimi, ndershmëria. Dialogu është thelbësor, kështu që flisni dhe gjeni gjuhën e përbashkët. Përpiquni që ai të reflektojë: si mund të ndihej ai nëse ju do të kishit një shok shumë të mirë mashkull. Ndihmojeni të kuptojë botën femërore, për të kuptuar më pas se çfarë ndjeni ju sa herë që shoqja e tij gjendet me ju. Në këtë mënyrë, ai do të frenojë veten të mos bëjë “gabime” me shoqen e tij, ju do të pakësoni xhelozinë tuaj të shfrenuar, kurse ajo tjetra do të pranojë që ju jeni partnerja e shokut më të mirë, do të përpiqet të mos fusë hundët në lidhjen tuaj dhe të mos zërë disa hapësira, të cilat janë ekskluzivisht tuajat.
Ekuilibri me të dhe shoqen e tij
Situata nuk do të ndryshojë, nëse ajo që nuk ndryshoni jeni ju. Për fat të keq, jeni ju që duhet të ambientoheni me raportin e tyre, nëse jeni ju që keni ardhur e fundit. Kujtoni që tjetra, nuk ka pse të bëhet patjetër edhe mikesha juaj më e mirë dhe nga ana tjetër, askush nuk ju detyron juve të doni fort edhe atë, por ajo që duhet të bëni është ta respektoni, duke qenë se ajo është gjithashtu një person i rëndësishëm i atij që thoni se dashuroni. Tregoni maturinë me të cilën keni vendosur të çoni para një raport të tillë dhe të jeni e sigurt që tjetra, nuk do t’ju largojë, përkundrazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?
Çfarë thotë për ju zgjedhja e qenit
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit