LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet shqiptari që mbante lidhje me ekstremistët islamikë

Ekstradohet shqiptari që mbante lidhje me ekstremistët islamikë

Ministria e Brendshme në Romë ka urdhëruar dëbimin e një qytetari shqiptar nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare.

Ministri i Brendshem italian Roberto Maroni vendosi të dëbojë Sokol Hakanin, banor i Italisv që në vitin 2002 me qëllim parandalimin e akteve terroriste. Riatdhesimi u krye nga policia kufitare dhe zyra qendrore për imigrimin duke e kthyer Hakanin me avionin nga Bolonja në Tiranë.

Sipas raportimeve tv shërbimeve të inteligjencës në Itali, Sokol Hakani ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë në mbarë botën dhe disa herë ka vizituar faqet e xhihadit në internet, raportoi BW./Telegrafi/