LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet i dënuari që tentoi të dhunonte një shtetase

Ekstradohet i dënuari që tentoi të dhunonte një shtetase

Zyra Qendrore Interpol Tirana ekstradoi të martën, nga Roma drejt Tiranës, një 37-vjeçar, të dënuar për tentativën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim.

I ekstraduari është 37-vjeçari, Sokol Ymeri nga qyteti i Lushnjes. Sipas policisë, Gjykata e Lushnjes e kishte dënuar Ymerin me gjashtë vjet burg në seancën e 1 tetorit të vitit 2003.

Sokol Ymeri bashkë me një person tjetër kanë hyrë me forcë në banesën e shtetases E. S., duke tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Ymeri iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’u dërguar më pas për të kryer dënimin e tij./Telegrafi/