LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet falsifikatorja

Ekstradohet falsifikatorja

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana njoftoi arrestimin në Grammichele Catania, Itali, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, të shtetases shqiptare Aneda Ndon Kola, 32 vjeç, lindur në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar Aneda Kolën, me 9 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për falsifikim të akteve të gjendjes civile dhe falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave./Telegrafi/