LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohen dy mashtruesit

Ekstradohen dy mashtruesit

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi dy persona, te premten, nga Athina drejt Shqipërisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Athina bashkëpunuan dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërise, Astrit Nuro Veraj, 57 vjeç, lindur në Shkodër dhe Vasilika Rrapi Veraj, 54 vjeç, lindur në Fier, të cilët, ishin shpallur në kërkim.

Gjykata e Apelit Vlorë dënoi këta shtetas, secilin me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit“.

Dy shtetasit u shpallën fajtor pasi i shitën apartamentin e tyre paralelisht dy personave të ndryshëm.